Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,në konferencë me gazetarët, ka kritikuar ashpër procesin ndaj tij, duke e cilësuar atë si një nga më të turpshmit në historinë e Shqipërisë.
Ai ka akuzuar grushtin e shtetit të organizuar nga mafia shqiptaro-amerikane të Xhorxh Sorosit dhe ka theksuar se ky proces është pjesë e përpjekjeve për të forcuar pushtetin e Edi Ramës. Berisha ka deklaruar se do të vazhdojë betejën e tij kundër kësaj “diktature”, duke parashikuar fundin e ndikimit të Sorosit dhe të tjerëve që ai i akuzon për manipulime politike.
BERISHA:
Procesi ndaj Sali Berishës është procesi më i turpshëm në historinë e këtij vendi.
Është një proces politik i ndërmarrë në kuadrin e grushtit të shtetit të mafies shqiptaro-amerikane të Xhorxh Sorosit kundër opozitës shqiptare.
Është një proces që nxori në pah të gjithë shëmtinë e atyre që organizuan puçin kundër opozitës shqiptare dhe demokracisë shqiptare për t’i dhënë të gjitha pushtetet Edi Ramës.
Procesi politik, por jo vetëm, por edhe procesi ndaj Salianjit, Belerit, Metës, Malltezit, Mediut, etj, janë procese të një narkodiktatori, i cili i zhytur gjer në veshë në krime të rënda, me firmën dhe vulën e tij, përpiqet të bëjë çdo gjë për të grabitur mandatin e katërt.
Nuk mund të them se çfarë qëndrimi do mbajnë, por ky është qëndrimi ynë.
Është një proces në kuadër të grushtit të shtetit që u organizua kundër opozitës konservatore në Shqipëri dhe Sali Berishës.
Kjo është e vërteta dhe unë vazhdoj betejën time i palëkundur kundër kësaj diktature, duke garantuar qytetarët shqiptarë se kjo diktaturë të ardhme nuk ka dhe se kauza jonë e drejtë do triumfojë.
Mafia ndërkombëtare më e rrezikshme e kohërave, me në krye Xhorxh Sorosin, mori një goditje ndër më të fuqishmet në kokë me datën 5 nëntor nga qytetarët amerikanë, të cilët me votën e tyre firmosën mrekullinë amerikanë dhe jo vetëm.
Kështu që është një betejë e gjerë, është një betejë jo e lehtë, por natyrisht shqiptarët nuk do kenë më çdo dy javë mysafir të paftuar për shumicën e tyre, kryemafiozin Aleksis Soros, i cili në udhëtimet e tij enigmatike, nuk ka njeri që mund të thotë se pse vinte çdo dy javë dhe çfarë transportonte ai, por edhe këto po shkojnë drejt fundit.
E garantoj Aleksis Soros se në aktet e para, fondacioni i tij do mbyllet njëherë e përgjithmonë në Shqipëri dhe ai do shpallet non-grata.
Kurse Edi Ramën, edhe njëherë e theksoj, e pret McGonigali.
Mos harroni se në procesin gjyqësor të Uashingtonit është dënuar vetëm gjysma e krimit. Gjysma tjetër e krimit qëndron në ndërtesën e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe ky është Edi Rama.