Të miturit vrasës nuk përfitojnë gjykim të shkurtuar/ Për krimet e rënda nuk u ulet 1/3 e dënimit

E mërkurë, 20 November 2024 19:58
 

I mituri M. Përlleshaj nuk mund të përfitojë gjykim të shkurtuar dhe, rrjedhimisht as ulje me një të tretën e dënimit, në rast se shpallet fajtor për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij 14-vjeçar, M. Cani, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë pranë hyrjes së shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Policia njoftoi të martën arrestimin e Përlleshajt, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje ndaj të miturit”, e cila parashikon një dënim nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Në një rast të ngjashëm, Gjykata e Lartë shpalli një vendim njehsues në korrik të vitit 2024, ku vendosi se autorët e veprave penale, që kanë dënim maksimal burgim të përjetshëm, nuk mund të përfitojnë gjykim të shkurtuar, pavarësisht se në kohën e kryerjes së krimit të rëndë kanë qenë të mitur apo madhorë.

Në sentencën e tij, Kolegji Penal la në fuqi një vendim të Gjykatës së Apelit të Shkodrës, e cila kishte refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të një personi të akuzuar për një vepër që dënohej me burgim të përjetshëm dhe që në kohën e kryerjes së krimit ishte i mitur, nën 18 vjeç.

 

Vendimi njehsues i Gjykatës së Lartë përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm, me qëllim ndërgjegjësimin e të miturve për pasojat e rënda mbi lirinë e tyre në rast kryerjesh së krimeve të rënda.

Pas ngjarjes tragjike tek shkolla “Fan Noli”, persona të ndryshëm, përfshirë edhe disa që besojnë se kuptojnë nga ligjet, shpërndanë në rrjete sociale deklarata se autori i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit mund të marrë dënim të vogël, pasi është i mitur dhe përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Kodi Penal, si edhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur parashikojnë se personat që kanë fituar përgjegjësinë penale, por që janë nën 18 vjeç, dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikohet për veprën penale të kryer, por jo më shumë se 12 vjet.

Mesditën e së hënës së kësaj jave, menjëherë sapo përfundoi procesi mësimor, një konflikt mes disa 14-vjeçarëve përfundoi në mënyrën më të rëndë të mundshme, ku njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën me mjet prerës thikë.

Në dy vitet e fundit janë shënuar të paktën 5 raste, kur të miturit nën 18 vjeç kanë kryer vrasje.

ImageImage

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...