Edhe në rastin e vrasjes së një 14-vjeçari, ngjarje që ka tronditur opinionin publik, Edi Rama sërish e gjeti fajtorin.
Ndërtuesi të parës narkodiktaturë në Europës, tha se fajin e kanë opozitarët që qajnë me lot krokodili.
Në fakt po qan e gjithë shoqëria, e cila është zhytur në depresion nga dhuna e pashoqe, vrasjet dhe krimi që ka pushtuar vendin.
Por pikërisht njeriu që e mbushi parlamentin me vrasës, kriminelë dhe përdhunues, kryeministri që ngriti një narkoshtet, ai që mblodhi çdo kriminel pas vetes për të ardhur në pushtet, personi që qeveris me bandat dhe për bandat, tha se parlamenti i vendit është nxitës i dhunës.
“Gjithsecili prej nesh duhet të marrë përsipër më shumë në pjesën e vet të fronin për mbrojtjen e fëmijëve, nis brenda mureve të shtëpisë, vazhdon brenda shkollës, dhe më pas në ekranet e TV ku shumica e tyre derdhin lot krokodili janë në fakt lëvrues të papërgjegjshëm të gjuhës së dhunës dhe nxitës të saj. Duke përfshirë edhe sallën e parlamenti që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj,”tha Rama.
Nëse vërtet ai dëshiron të shohë se kush e nxit dhunën, mjafton të marrë një pasqyrë dhe të dalë përpara saj.
Ose thjeshtë të numërojë numrin e personave që ka pasur rreth vetes dhe që janë pas hekurave ose kandidatë për në qeli.