Kreu i narko-diktaturës nuk kërkon t’i mbyllë rrjetet sociale se i dhimbsen fëmijët shqiptarë

E mërkurë, 20 November 2024 20:02
 

Para pak ditësh, gazetarja e famshme amerikane, Paula Froelich iu bashkua grupit të gazetarëve ndërkombëtare që deklaron se Edi Rama ka ngritur në Shqipëri një narko-diktaturë.

Tani, për ata që dinë dy gjëra nga kjo fushë, e kuptojnë se tipari themelor i një narko-diktature është dhuna.

 

Dhunë që nis që nga represioni dhe burgosja e opozitës dhe përfundon deri tek krimet në rrugë. 

Në një narko-diktaturë, modeli që duhet të frymëzojë është ai i bullizuesit, i të fortit, i kriminelit, i atij që arrin të shndërrojë paligjshmërinë në pasuri.

Por sot, kreu i kësaj narko-diktature, frymëzuesi i dhunës, një bullizues i pashoq, njeriu që ka ardhur në pushtet prej krimit dhe mbahet pas karriges prej fuqisë së dhunës, shpalli se ka në plan të mbyllë rrjetet sociale TikTok dhe Snapchat.

Që të kuptohemi, ka një shqetësim global për ndikimin negativ të këtyre rrjeteve sociale mbi shëndetin mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe rinisë. Askush nuk e mohon një gjë të tillë. Por problemet zgjidhen duke u shkuar në rrënjë, jo me receta të shpejta që preferohen kaq shumë në autokraci.

Nëse në SHBA ka një diskutim për mbylljen e TikTok-ut, ai buron nga shqetësime të tjera të sigurisë për të dhënat që mblidhen nga një kompani e lidhur me pushtetin komunist kinez.

Në Shqipëri, dhunën e promovojnë së pari mediat e lidhura me pushtetin e Edi Ramës, ato që duhej të ishin media tradicionale, por veçse të tilla nuk janë. Kujtoni kur Serbia u ngrit në këmbë kundër dhunës, së pari shënjestruan mediat e Vuçiçit, që e promovonin dhunën në çdo cep të saj.

Por dhunën e promovon ai që ka monopolin e saj: shteti. Ky shtet që është bërë kaq i mpleksur me krimin, sa nuk dihet ku fillon njëri dhe ku mbaron tjetri.

Edi Rama nuk kërkon t’i mbyllë rrjetet sociale se i dhimbsen fëmijët shqiptarë. Asnjë pikë dhembshurie nuk ka treguar këto vite në pushtet. Madje as në konferencën për shtyp, nuk tregoi asnjë emocion.

Qëllimi i tij mbeten gjithmonë mediat sociale, kanalet e komunikimit që nuk i kontrollon. Këto kanale komunikimi u provuan kaq të forta edhe në SHBA, duke i dhënë tjetër drejtim rezultatit zgjedhor. Ato provuan se media tradicionale mund të jetë në agoni.

Vërtet shoqëria duhet të diskutojë se çfarë mund të bëhet për rrjetet sociale dhe pasojat e tyre negative në jetën e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.

Por mos i besoni ujkut që ka veshur lëkurën e deles dhe shfaqet si i dhembshur për të treguar se paska menduar për qytetarët.

Ëndrra e tij është të bashkëjetojë me krimin, pasi ai i siguron gjënë që dëshiron më shumë: pushtetin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...