Balliu: Në Shqipëri nuk është problem Tik-Toku, por Ram-Toku, ky e ka kriminalizuar shoqërinë

E mërkurë, 20 November 2024 20:04
 

Koordinatori rajonal për Tiranën i PD, Klevis Balliu i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se nuk është problemi Tik Toku.

Sipas Balliut, problemi në Shqipëri është Ram-Toku, i cili e ka kriminalizuar shoqërinë dhe Shqipërinë. 

‘Pse do të dojë një fëmijë të bëhet pedagog, të bëhet gazetar, kur kemi kryeministrin nga mëngjesi në darkë që i cilëson si kazan.

Kurse këta, kriminelët, Avdylët, Bajrat, këta janë zotërinj, këta bëjnë listat për deputetë, këta të bëjnë ministra. Këta të bëjnë dhe investitorë strategjikë.

Pëllumb Gjoka me dy vrasje në shpinë dhe u bë investitor strategjik. Pse do të duash të punosh për 600 mijë lekë në muaj, kur mund të bësh 600 milionë euro si investitor strategjik.

Ti ke sot një brez të tërë që rritet me ëndërrën të shkojë në Angli e të hapë një shtëpi bari.

Kjo nuk ka lidhje me tik tokun, ka lidhje me shembullin, ka lidhje me Ram Tokun. Nuk është Tik Toku problemi, është Ram Toku që ka kriminalizuar shoqërinë.

Kriminelët që ke futur në bashki, parlament, drejtori.

40 milionë euro kokainë transportonte drejtori i Ballukut.

Këshilltari bashkiak i Veliajt u kap me drogë në Durrës.

Kemi pasur deputetë të kapur me drogë gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.

Kemi Agim Kajmakun e denoncuam që merrej me drogë, e hoqën nga bashkia dhe u kap prap me drogë në Itali, pasi e nxorri Arta Marku’, tha Klevis Balliu në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...