Dosja Meta/ Fytyra tjetër e SPAK me dashnorët e pushtetit, Tavo dhe Çela

E Enjte, 21 November 2024 19:45
 

Në SPAK kanë dhënë prova se nëse të fusin në shënjestër, mund të të bastisin shtëpinë në mes të natës siç bënë me gazetarin Elton Qyno; mund të gjejnë edhe punëtorët që vunë pllakat e banjos për t’i marrë në pyetje si në rastin e Arben Ahmetajt, por mund të zbërthejnë mesazhet e harruar nëpër celularët e vjetër si në rastin e Monika Kryemadhit.

Shembujt kur oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit apo prokurorët e SPAK kanë qenë këmbëngulës janë disa, ndaj edhe simptomat e një përtacie mendore që kanë shfaqur në dosjen hetimore ndaj Ilir Metës, bien posaçërisht në sy.

Emrat e Vangjel Tavos dhe të Agron Çelës, dy ish-deputetë të LSI-së, Ilir Meta i përmendi gjatë leximit të mbrojtjes në sallën e gjyqit, si dy shembuj që e shfajësojnë në dy çështje ku e implikon prokuroria; e para është CEZ-DIA dhe e dyta, lobimi me kompaninë offshore “Dorelita” në SHBA.

Për të dy këta ish-funksionarë të LSI-së, ka mjaftuar një paraqitje në prokurori, një deklaratë mohuese dhe me aq, ia kanë hedhur pa u lagur, duke përfituar nga një mirëkuptim i pazakontë i prokurorëve.

Image

Deklarata e Vangjel Tavos në SPAK

Ilir Meta e drejtoi gishtin nga Vangjel Tavo për akuzën e SPAK se nuk ka deklaruar në KQZ paratë që i ka paguar kompanisë offshore “Dorelita Limited” për një lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se pronari i kësaj kompanie, Iraklis Fidhexis ishte një mashtrues, por çdo kontakt që me të e ka pasur nëpërmjet Vangjel Tavos.

Sipas Metës ishte Tavo që e bindi të paguajë 15 mijë dollarë për lobimin e parë (të deklaruara) dhe është ai që duhet të përgjigjet për pagesat e tjera ndaj kësaj kompanie të padeklaruara.

“Çdo kontakt e kam patur me të vetëm përmes z. Tavo, i cili ishte edhe ndërmjetësi i takimit me të në Greqi, në nëntor ose dhjetor 2016”, tha Meta në gjykatë.

Por kur prokurorët morën në pyetje Vangjel Tavon, ky i ka mohuar të gjitha. Ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-së tha se nuk mbante mend asgjë nga këto që thoshte Meta dhe nuk njihte njeri me emrin Iraklis Fixedhis.

“Në deklarimin e tij Vangjel Tavo sqaroi se ai nuk e njihte shtetasin grek Iraklis Fidhexis dhe as kompaninë Dorelita Limited me seli në Greqi. Vangjel Tavo deklaroi se ai nuk ka autorizuar ndonjë pagesë për llogari të LSI-së, pasi ai nuk ka mbajtur funksione në parti që të kishin lidhje me financat e partisë si dhe nuk ka qenë person i autorizuar për të kryer pagesa për llogari të partisë LSI. Vangiel Tavo deklaroi se nuk kishte dijeni për kontratën e konsultimit që LSI-ja kishte lidhur me kompaninë McKeon Group në muajin Janar 2017 dhe se kontratat lidheshin nga kryetari i partisë ose personat e autorizuar prej tij. Vangjel Tavo deklaroi se ai së bashku me llir Metaj kishte zhvilluar takime me politikanë të ndryshëm përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit, por nuk kujtonte të kishte zhvilluar takime me përfaqësues të ndonjë kompanie lobimi në Amerikë”, thuhet në dosje.

Ç’bënë prokurorët në këtë rast? A e zbuluan ata kush thotë të vërtetën dhe kush jep dëshmi të rreme, Meta apo Tavo? Prokurorët thjesht besuan këtë të dytin. Meqë thotë se nuk di asgjë, Vangjel Tavo ia hedh pa u lagur.

Rasti me pagesat ndaj “Dorelita Limited” i ngarkohet Metës, pa bërë asnjë verifikim të mëtejshëm.

“Partia LSI për vitin 2017 ka kryer pagesa të padeklarara në shumën 100.000 USD për të kryer pagesat për shërbimet e ofruara nga kompania Dorelita Limited si ndërmjetëse e LSI-së me kompaninë lobuese McKEON Group”, thuhet në përfundim të hetimeve, nga ku është përjashtuar Vangjel Tavo.

Image

Deklarata e Agron Çelës në SPAK

Nga hetimet e CEZ-DIA, prokurorët e akuzojnë Ilir Metën se mori para si “përfitime të parregullta” nga Kastriot Ismailaj, të cilin e rekomandoi si njeriun e përshtatshëm për mbledhjen e borxheve të kompanisë çeke CEZ.

Këto para, sipas dosjes, Kastriot Ismailaj i kalonte tek Meta nëpërmjet disa biznesmenëve, njëri prej të cilëve është Agron Çela.

Por në sallën e gjyqit, Meta e mohoi këtë duke thënë se: “Z. Çela e ka sqaruar shumë qartë këtë raport dhe faktin se asnjëherë nuk ka financuar për LSI”.

Por si u trajtua Agron Çela nga SPAK?

Është provuar se Çela përfitoi me kompaninë e tij “Xhenis”, rreth 160 mijë euro nga Kastriot Ismailaj. Por kur ai u pyet në SPAK në shkurt të vitit të kaluar, ka mohuar gjithçka.

Më poshtë është ajo pjesë nga dosja që tregon çfarë tha Agron Çela në prokurori.

• I pyetur mbi përfaqësuesin e shoqërisë B.T.T. SHPK NIPT: L06815002A, shtetasin Shpëtim Shehu, ka deklaruar se këtë emër nuk e ka dëgjuar më parë, nuk i kujtohet asnjë person me këtë emër.

• Lidhur me pyetjen nëse ndonjë nga shoqëritë tregtare të tij ka patur objekt veprimtarie importimin dhe shitjen e automjeteve, ka deklaruar se asnjë nga shoqëritë e tij nuk ka patur aktivitet në importimin dhe shitjen e automjeteve.

• Ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kontratë të lidhur me shoqërinë DIA, nuk ka marrë asnje lloj pagese prej DIA-s dhe nuk nuk ka kryer asnjë lloj shërbimi për shoqërinë DIA.

• Ka deklaruar se Kastriot Ismailajn e ka njohur në rrethana kur vetë Agroni ishte president i Klubit të Futbollit të Vllaznisë dhe Kastrioti ishte shumë tifoz me skuadrën. Sikurse me çdo tifoz tjetër të skuadrës, është takuar edhe me Kastriotin në këto rrethana. Nuk ka patur asnjë lloj shoqërie apo lidhje tjetër me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udhëtuar asnjëherë bashkë në ndonjë destinacion përveçse mundësisë që të kenë qëlluar në të njëjtin fluturim pasi në atë kohë vetë ai (Agroni) udhëtonte shpesh, ose mundësisë se ndonjë udhëtimi në rastet e ndeshjeve që mund të ketë patur klubi i futbollit të Vllaznisë.

• I pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se që nga viti 2013 ka krijuar miqësi me të dhe në vijim ka kandiduar me partinë LSI, për deputet. Ka marrëdhënie miqësore dhe shoqërore me të nga ajo kohë deri me sot.

• Ka deklaruar se që nga viti 2013 është bërë anëtar i LSI, ka qenë drejtues politik i kësaj partie për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI.

Pas kësaj dëshmie, hetimi mund të ndiqej në dy vija logjike: 1) Ose Agron Çela gënjen, pra jep dëshmi të rreme dhe për të ngrihet akuzë, si bashkëpuntor i Ilir Metës. 2) Ose Agron Çela, thotë të vërtetën se nuk ka marrë para nga DIA, rrjedhimisht e shfajëson Ilir Metën.

Prokurorët proceduan sipas një varianti të tretë. Ata besuan Agron Çelën, për të cilin nuk është ngritur asnjë akuzë, ndërkohë që futën Ilir Metën në burg duke e akuzuar se ka përfituar paratë.

Fytyra tjetër e SPAK me dashnorët e pushtetit

Nëse Vangjel Tavo dhe Agron Çela janë pjesë e skemave të korrupsionit për të cilat Ilir Meta është në burg, atëherë këta duhet të ishin shokët e tij të qelisë.

Por të dy janë amnistuar sepse të dy kaluan në radhët e Partisë Socialiste, para zgjedhjeve të 14 Majit.

Vangjel Tavo kandidoi për socialistët dhe tani është kryetar i bashkisë së Himarës, ndërsa Agron Çela, ndihmoi Partinë Socialiste të fitonte Bashkinë e Shkodrës për herë të parë në 30 vjet.

Ky është sekreti me të cilin të dy politikanët, dashnorë të pushtetit, i detyruan prokurorët e SPAK të mos i shkojnë më tej hetimit, ndryshe nga çfarë ka ndodhur në rastet e tjera.

Por duke amnistuar Tavon dhe Çelën, prokurorët kanë dhënë një provë skandaloze të standartit të dyfishtë me të cilin heton SPAK.

Dhe në një kohë kur ky Prokuroria Speciale, ka ndërhyrë dhunshëm në arenën politike, duke paracaktuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ky standart në hetime duhet të ishte në thelbin e punës së institucionit. Përndryshe, ndjekja penale dhe burgosja e politikanëve, do të shihet përmes ngjyrave politike dhe e kalon vendin në një stad tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...