Një lajm interesant u përhap me shpejtësi të mërkurën.
Lajmi u publikua fillimisht nga një portal i njohur për lidhjet me inceneratorin e Tiranës.
Por vetë Gonxhe, që la Dibrën për Tiranën, u detyrua të konfirmojë këtë fakt me një postim në orët e vona.
“Me kolegen Ogerta Manastirliu për angazhimin e ri politik në Tiranë, ku rrisim forcat për qarkun lokomotivë dhe fuqizojmë organizimin në çdo njësi! Kombinati në veçanti, njësia 6, ku do të optimizojmë e zgjerojmë ekipin - me frymën e gjithëpërfshirjes që Partia Socialiste e jetëzon si asnjë forcë tjetër politike, mes shokësh të çmuar të disa fushatave fitimtare që na lidh misioni i përbashkët për tu qenë pranë qytetarëve dhe komunitetit, nga role e detyra të ndryshme që burojnë nga votëbesimi elektoral e demokratik,” shkruan Gonxhe.
Duket se karriera politike e Erion Veliajt po perëndon. Ai nuk shfaqet as në fotot e takimeve të Gonxhes dhe Manastirliut.
Një burim që nuk pranoi të identifikohet tha për Syri-n se ‘bileta’ për Veliajn është prerë. E vetmja gjë që ende nuk po ekzekutohet është fakti se Lali Eri duket ka gjetur fijet në gjykatë, e cila po heziton të ekzekutojë menjëherë vendimin, por që gjasat janë të mos mundet dot më të pengojë çuarjen para drejtësisë të kryebashkiakut të Ramës.