Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj, ka reaguar në lidhje me vendimin antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e liderit të opozitës, Sali Berisha, në lidhje me masat e vendosura nga SPAK dhe GJKKO si ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’, ndaj deputetit pa miratimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Në postimin e tij në Facebook, Abilekaj e cilëson këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese si vulën e turpit të drejtësisë.
Postimi i plotë:
“Kufizim i lirise ne çfaredolloj forme”, eshte nje pse e nenit 73 te Kushtetutes, qe u rrezua sot nga Gjykata Kushtetuese. E kerkuar per nje vendim, pikerisht ne respekt te nenit 73, Kushtetuesja vendosi te ndryshoje nenin. Pra ne vend te rrezonte kerkesen e SPAK qe afermendsh u miratua nga GJKKO ne kundershtim me Kushtetuten, duke çuar pastaj tek arrestimi i kryetarit te PD, meqe nuk e fshihte dot nenin, vendosi ta rrezoje. Ky mund te quhet puç institucional. Vetem 2/3 e parlamentit e ka fuqine per ta ndryshuar Kushetuten, Kushtetuesja interpreton ato qe nuk jane shtjelluar.
Kur thuhet liria e çfaredolloj forme, nuk ka dyshim qe Kushtetuta pa parashikuar te gjitha lirite. Nese Kushtetuesja do filloje intepretimin per lirite, neser mund te argumentoje qe edhe burgosja nuk cenon ato liri qe parashikon Kushtetuta.
Ky vendim i ve vetes vulen e turpit, kur pranon kerkesen e proporcionalitetit te mases, qe nuk i shkon fare nje Gjykate Kushtetuese.