Gazetari Basir Çollaku e ka quajtur ‘Gjykata Pushtuese’, Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi që të rrëzojë kërkesën e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha në lidhje me vendimin antikushtetues të SPAK dhe GJKKO për kufizimin e lirisë së deputetit, pa miratimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Në postimin e tij në Facebook, Çollaku thekson se me këtë vendim, ‘duke cilësuar antikushtetues ndalimin e daljes jashtë shtetit, po u japin mundësi deputetëve socialistë në rradhë në.SPAK t'ia mmbathin pak jashtë, se pasaportat do i kenë në xhep’.
‘Gjykata pushtetuese thotë se Berisha mund të ikë jashtë shtetit, por jo jashtë shtëpisë. Ky është gjenialitet Kim Yongun’, shkruan Çollaku.
Postimi i plotë:
Gjykata Pushtetuese
Gjykata Pushtetuese (Kushtetuese) vendos të lexojë Statutin e Partisë Socialiste dhe mesazhet orientuese të KM Rama..
Duke cilësuar antikushtetues ndalimin e daljes jashtë shtetit, po u japin mundësi deputetëve socialistë në rradhë në.SPAK t'ia mmbathin pak jashtë, se pasaportat do i kenë në xhep..
Gjykata pushtetuese thotë se Berisha mund të ikë jashtë shtetit, por jo jashtë shtëpisë. Ky është gjenialitet Kim Yongun
Më shumë se gjysma nuk kanë punuar gjyqtar asnjë ditë. Por punojnë call center qeverie dhe ambasadash..Parukeri burrash e grash. Do ketë pasur mendim pakice për të mos e dhënë me qera gjykatën pushtetuese..