Nga Tritan Shehu:
Nje vendim, qe kerkon te legalizoje anti kushtetushmerine!
Vendimi i sotem i Gjykates Kushtetuese, thellesisht anti kushtetues, anti profesional, ndesh me te drejat europiane, kerkon te godase edhe sovranitetin e Parlamentit.
Pra themelet e demokracise ne Shqiperi.
Nje vendim, qe shkon shume me larg se antikushtetushmeria e izolimit politik te Berishes.
Duke vendosur ne nje Republike Parlamentare nje institucion te zgjedhur nga Parlamenti mbi Parlamentin, mbi te drejtat, mbi Kushtetuten.
Nje institucion i cili po vepron teresisht nen urdherat politike.
Ishte nje vendim qe demostron rrezikeshmerine e larte te rruges ku eshte futur parlamentarizmi e demokracia jone ne themel.
Nje vendim, qe tregon se komploti ndaj Berishes eshte shume me i gjere e i thelle nga sa mund te perceptohet.
Ai ka te beje me goditjen e demokracise sone, respektimit te parimeve europiane e perendimore, me vendosjen kokeposhte te tyre.
Me ate qe Shqiperia nen kete rregjim sulltanesh do te kete vetem nje te ardhme neser..
Kthimin 50 vite mbrapa, ne vitet me te erreta te diktatures.
Ky ishte nje vendim, qe duhet t’i qartesoje mendimet te gjitheve :
Se nen nje rregjim nuk mund te kete drejtesi te pavarur, por vetem drejtesi nen urdherat e rregjimit.
Vetem ne demokraci mund te ndertohet nje drejtesi e pavarur dhe e drejte.
Por per kete se pari duhet perballuar me rregjimin.
Per te shkuar te themeli i demikracise:
Vota e Lire.
Koha nuk pret, neser do te jete teper vone.