Protesta e sotme e opozitës në 5 pika në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. "The Associated Press" ka publikuar së fundmi një artikull për protestën ndërsa shkruan se ligjvënësit shqiptarë të opozitës dhe mbështetësit e tyre bllokuan të martën rrugët kryesore të kryeqytetit për orë të tëra duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe duke kërkuar që ajo të zëvendësohet nga një kabinet teknik deri në zgjedhjet parlamentare të 2025.
AP më tej thekson se qindra mbështetës të opozitës bllokuan trafikun në kryqëzimet kryesore të Tiranës duke akuzuar Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve të mëparshme dhe uzurpim të pushteteve të gjyqësorit. Artikulli më tej vijon teksa shprehet se mbështetësit e opozitës, disa të ardhur nga qytete të tjera u përfshinë në përleshje sporadike me policinë kundër trazirave që përpiqeshin të pastronin rrugët. Të tjerët u ulën në rrugë ose u përpoqën të largonin oficerët e policisë.
"Rama largohu”, ishte thirrja e përsëritur nga protestuesve.
Qindra oficerë policie u vendosën për të mbrojtur ndërtesat qeveritare dhe për të mbajtur rrugët të pastra për trafik dhe për të ruajtur rendin. Ata përdorën pistoleta uji të montuara në kamionë për të mbajtur protestuesit larg Bashkisë dhe Sheshit Wilson, dhe gaz lotsjellës në të paktën në një rast.
Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj në një koalicion opozitar gjithashtu kanë mbajtur protesta për arrestimin e kreut të tyre, Sali Berisha dhe ish-presidentit, Ilir Meta në raste të veçanta korrupsioni, duke thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.
“Revolta dhe mosbindja civile e shqiptarëve nuk mund të ndalet,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Demokratëve Flamur Noka, lideri më i lartë ndërsa Berisha është në arrest shtëpie.
Noka ndaloi së foluri me gazetarët nga respekti për një lutje të dëgjuar nga xhamia e re myslimane aty pranë. Popullsia 2.4 milionëshe e Shqipërisë është më shumë se gjysma myslimane. Ata jetojnë në paqe përkrah të krishterëve katolikë dhe ortodoksë dhe komuniteteve të tjera më të vogla fetare, shkruan AP...