Gjykata e Posaçme revokoi ditën e sotme masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për kreun e PD-së, Sali Berisha, të vendosur që më 30 dhjetor të vitit të kaluar në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv ‘Partizani’.
Sipas avokatit Genc Gjokutaj, vendimi i GJKKO-së është i zbatueshëm që ditën e sotme.
Burime bëjnë me dije se Sali Berisha do shkojë sot në zyrën e tij në selinë e PD-së që ditën e sotme, duke u rikthyer kështu pas 331 ditësh në selinë blu.
Mësohet se Berisha do të shkojë në orën 13:30 në selinë e PD-së, kur pritet të japë dhe deklaratat e para për mediat pas këtij vendimi.