U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu: Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot

E mërkurë, 27 November 2024 16:18
 
 

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të krijojë qeverinë tenike.

 

“Krijo qeveri teknike mos e zvarrit kot”, u shpreh Sali Berisha, në deklaratën e parë nga selia e PD-së pasi GJKKO e la të lirë duke revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Sali Berisha: Kam dhe një fjalë të fundit për autorin kryesor të këtij grushti shteti që iu bë opozitës shqiptare. Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd! Se vetë Zoti e ka thënë, që të kthehem unë, pastroni shtëpinë.

Ne do pastrojmë shtëpinë tonë me ndihmën e Zotit, besimin e pakthyeshëm në vlerat dhe parimet tona! Krijo qeverinë teknike se mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra e gra, djem dhe vajza do kenë liderin e tyre me vete. Këto shqiptarë duan përgjigje nga ty!

Sepse piramida jote e mashtrimit sot u shkërmoq përfundimisht. Do përgjigjesh si puçist për grushtin e shtetit që bëre kundër opozitës! Do përgjigjesh për një vit që e ke lënë ata me kryetar të izoluar. Do përgjigjesh për atentatin që organizove kundër tij me qëllim që ta heshtje. Do përgjigjesh për 2 vite që grabite flamurin e PD. Prandaj ke vetëm një rrugë. Qeverinë teknike! Dhe të shkojmë në zgjedhje të lira.

Pse ke frikë nga vota e shqiptarëve? Pse ke frikë Edi Rama? Për të mbyllur, i them çdo shqiptari. Sot ishte një fitore, por kemi akoma shumë punë për të triumfuar. Ftoj të na bashkohen që të gjithë. Rininë, pensionistët, opozitarët e rinj dhe ata të vjetrit. Shqiptarët pa parti. Biznesmenët. Nënat, baballarët, vëllezërit dhe motrat. Socialistët. Por edhe ata punonjës të administratës policë, ushtarake, që janë të ndershëm dhe bëjnë punën e tyre ne përputhje me ligjin çdo ditë. Boll keni vuajtur ju dhe Shqipëria prej Edi Ramës. Boll ka qenë Shqipëria peng i aleancës së qelbësirave. Peng i krimit. Peng i Rilindjes. Shqipërinë do ta shpëtojmë bashkë! nBashkohuni në mosbindje civile, në betejën finale ndaj së keqes! Se bashku triumfojmë mbi çdo armik, firmosim çdo fitore! Është radha jonë! O sot, o kurrë! Fitore, fitore, fitore!

Kreu i PD-së theksoi se me vendimin për lirimin e tij u shtrua rruga që Partia Denokratike të vijë në pushtet. 

Ai theksoi se u përpoq të asgjësohej politikisht Sali Berisha, por shtoi se “ne ia dolëm, i fituam betejat”.

Sali Berisha: U përpoqën të shkatërrojnë Partinë Demokratike, si forca kryesore opozitare e Shqipërisë. U përpoqën të asgjësojnë politikisht Sali Berishën, sepse mbrojta interesin kombëtar të shqiptarëve dhe vendosa të luftoj për ju. Për dinjitetin tuaj. Për lirinë tuaj. Liritë tona 

 
 

U përpoqën të fshijnë historinë. Të fshijnë pluralizmin. Të fshijnë NATO-n. Të fshijnë liberalizimin e vizave. Të fshijnë luftën e suksesshme të Partisë Demokratike kundër krimit të organizuar. Dhe absolutisht që ky skenar diabolik, antishqiptar, do të kishte qenë i suksesshëm.

Sepse u sulmuam jo vetëm me gjykata, jo vetëm me media të kontrolluara, por u sulmuam nga mafia më e rrezikshme sot në planet, nga mafia Edi Rama-Xhorxh Soros-McGonigal. Nuk ka shumë opozita në planet që do i mbijetonin një sulmi të tillë. Por ne ja dolëm! Triumfuam! Ne fituam hap pas hapi çdo betejë. Dhe kjo vetëm falë jush dhe miqve tanë. Vetëm mendoni miq, sa fitore arritëm në këtë vit të vështirë.

Kujtoni këto arritje dhe do të kuptoni se tashmë e kemi shtruar rrugës, që do sjellë Partinë Demokratike në pushtet! Na përçanë, por ne u bashkuam. Na hodhën barin, ua hodhëm në grazhd! Të gjithë deputetët sot janë bashkë. Sot janë në këmbë. Na vodhën flamurin e partisë, por ne e rifituam atë. Më qëndresë. Me këmbëngulje.

Na izoluan, por sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë! Me dy rezoluta nga shumica e partive politike më të fuqishme të planetit që dënojnë narkoshtetin shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...