Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë! Kemi shtruar rrugën drejt fitores

E mërkurë, 27 November 2024 16:21
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën tek shkallët e selisë blu, u shpreh se, demokratët sot kanë mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kanë pasur ndonjëherë.

‘Kemi shtruar rrugën drejt fitores’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur miq!

U përpoqën të shkatërrojnë Partinë Demokratike, si forca kryesore opozitare e Shqipërisë.

U përpoqën të asgjësojnë politikisht Sali Berishën, sepse mbrojta interesin kombëtar të shqiptarëve dhe vendosa të luftoj për ju.

Për dinjitetin tuaj. Për lirinë tuaj. Liritë tona!

U përpoqën të fshijnë historinë. Të fshijnë pluralizmin. Të fshijnë NATO-n. Të fshijnë liberalizimin e vizave. Të fshijnë luftën e suksesshme të Partisë Demokratike kundër krimit të organizuar.

Dhe absolutisht që ky skenar diabolik, antishqiptar, do të kishte qenë i suksesshëm.

Sepse u sulmuam jo vetëm me gjykata, jo vetëm me media të kontrolluara, por u sulmuam nga mafia më e rrezikshme sot në planet, nga mafia Edi Rama-Xhorxh Soros-McGonigal.

Nuk ka shumë opozita në planet që do i mbijetonin një sulmi të tillë.

Por ne ja dolëm! Triumfuam!

Ne fituam hap pas hapi çdo betejë. Dhe kjo vetëm falë jush dhe miqve tanë.

Vetëm mendoni miq, sa fitore arritëm në këtë vit të vështirë.

Kujtoni këto arritje dhe do të kuptoni se tashmë e kemi shtruar rrugës, që do sjellë Partinë Demokratike në pushtet!

Na përçanë, por ne u bashkuam.

Na hodhën barin, ua hodhëm në grazhd!

Të gjithë deputetët sot janë bashkë. Sot janë në këmbë.

Na vodhën flamurin e partisë, por ne e rifituam atë. Më qëndresë. Me këmbëngulje.

Na izoluan, por sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë! Me dy rezoluta nga shumica e partive politike më të fuqishme të planetit që dënojnë narkoshtetin shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...