Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk do të ndalet në betejën e tij, kur u pyet si e komenton reagimin e SPAK për të ankimuar vendimin e lirimit të tij.
I pyetur nga gazetari Osman Stafa pas reagimit të SPAK për Neës24, Berisha u shpreh “të bëjnë çfarë të duan, Sali Berishën nuk e ndalon asgjë në këtë betejë”.
“E kam thënë se drejtësia kontrollohet nga Edi Rama, u pa me Gjykatën Kushtetuese. Që në momentin kur GJK thotë se dënimi nuk është proporcional, dënimi është antikushtetues. Nuk mund të them se… E kam thënë se vlerësoj çdo akt gjykatësish që përputhet me ligjin. Të bëjnë çfarë të duan, Sali Berishën nuk ka asgjë që e ndalon në këtë betejë”, u shpreh ai.