Berisha: Ky është fillimi i një beteje për ti bërë shqiptarët me sistemin e drejtësisë që meritojnë. Kryekrimineli është Edi Rama

E mërkurë, 27 November 2024 16:31
 

Lideri i opozitës Sali Berisha ka zhvilluar një takim me gazetarët në Selinë e Partisë Demokratike pas lirimit nga arresti shtëpiak nga Gjykata.

Berisha: Sigurisht të drejtosh një forcë politike duke qenë i izoluar brenda 4 mureve dhe të drejtosh një forcë politike duke përmbushur çdo detyrim në të 4 anët e vendit përbën një ndryshim të madh në çdo rrafsh. Por fundi i një procesi politik të turpshëm, e kam quajtur dhe quajtur, piramida më e madhe gjyqësore më e madhe e mashtrimit në historinë e Europës së paslftës.

Të ndërtosh një proces nga hiçi, krejtësisht mbi baza urrejtje politike, të Edi Ramës dhe mafias së Xhorxh Sorosit, tejkalon çdo piramidë tjetër nga fundi i Luftës së 2 Botërore, pas procesit të Nurembergut gjer sot. Ai nuk ishte piramidë, por në kuptimin e çdo procesi të pas luftës së dytë botërore.

Shqipëria doli tjetër sot nga ky proces. Shqipëria vazhdon të ketë procese të tjera politike, nga më të rëndat, një deputet i ri është në qeli sepse në emër të betimit që kishte bërë në kushtetutë, mbrojti interesat e zgjedhësve shqiptarë.

Një ish-president u zvarrit në mes të rrugës dhe u godit, një ish-kryeministër, një ish-kryetar parlamenti, në mënyrën më të pashembullt në tërë historinë e Europës, demokracive dhe diktaturave. Pra në këtë kontekst ky është një hap i parë shumë i rëndësishëm, është një dëshmi se kjo diktaturë të ardhme nuk ka.

Ju më pyetët për drejtësinë.

Në mënyrë të përsëritur para jush, në mënyrë të veçantë, para jush apo në studio televizive kam deklaruar një gjë dhe ua them prap; kurrë, nuk paragjykoj një njeri që nuk e njoh, nuk paragjykoj një njeri që unë nuk di asgjë për të. Ky është një ligj i pandryshueshëm i jetës tim. Në këtë kontekst unë falënderova dhe gjykatësen për vendimin që ka marrë. Ka zbatuar ligjin, kushtetutën dhe nuk kam asnjë hezitim.

Por të falënderoj unë apo ndryshoj mendim unë, për një grup kriminelësh që ndajnë pasuritë e krimit me të pandehurit e tyre, unë atë se bëj kurrë, kurrë. As pajtohem as nuk hesht. Të ndryshoj mendim unë për një grup kriminel që tentoi të blejë heshtjen time. A mund të imagjinoni ju. Unë mund të përdor çdo cilësor për ta, por unë nuk i përdor për të mos prishur gojën time dhe mjedisin ku jemi këtu.

A mund të ndryshoj unë mendim.

Po marr dosjen e fundit, dosjen e fundit. Dy gazetarë me mandate, njërin e kam denoncuar unë më shumë se kushdo tjetër, por dy gazetar, kurse Qynon nuk kam dëgjuar kurrë lidhje të tij me krimin. Tani, doni të ju them unë ju, se ajo gjykatësja Fetah, si ajo mor zotëri janë 5 prokurorë të Elbasanit që janë në SPAK sot. Çfarë mund të thoni ju, që unë të ndryshoj mendim për ta. Jo mor kurrë, ata janë kriminelë, njëlloj si Fetah.

Një gjë do u them, si një ish-kryeministër dhe si një njeri që jam marrë shumë me luftën kundër krimit, duke e vlerësuar atë si një faktor tmerrësisht të rëndë për të drejtat e njeriut, ligin për të gjitha, arrij në përfundimin; se më kriminel se Suel Çela, se Bahri Bajri, se Troplini janë mburoja e tyre politike, është Taulant Balla. A e dini ju se sa kilometra biseda ka Taulant Balla që ja fsheh Altin mercenari me bandën.

A e dini ju që vërtetë ai e ka kërcënuar Saimirin dhe të marrë atë qe meriton, por Taulant Balla ka porositë vrasje, është i akuzuar për porosi vrasjesh.

Pse e them unë këtë. Një keqbërës, sigurisht që nuk mund të mohohet që ka një shëmbëlltyrë psikologjike që e shtyn drejt saj, por shumëfishohet ajo psikologji kur ai ka një mburojë politike. Kur ai ka një mburojë politike bëhet më i forti i lagjes, më i forti i qytetit. Ai vran e kthjell, ai merr gjykatësit, prokurorët, shefat e policisë, merr të gjithë. Ndaj unë ju them ju, se në analizën që i bëj krimit, mua më rezulton se më kriminel se kushdo tjetër, është Edi Rama, që i pret në zyrë, që i përfill e për të mos thënë shumë gjëra të tjera.

Ju duhet ta dini një gjë. Që në këto që përbëjnë për ju, e për të gjithë, këto bisedat, Edi Rama është personi numër 1 në to, njeriu më i lakuar, më i cituar. Çfarë mund të them unë për këtë drejtësi, më thuaj pak.

Ata që kanë punuar në kohën e Sali Berishës, juriste, gjykatës, prokurorë ata e dinë shumë mirë, se cili ka qenë qëndrimi i tij ndaj korrupsionit dhe krimit, dhe cila ka qenë mbështetja e jashtëzakonshme që u është dhënë që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore.

A mund të pranoj unë, të ndryshoj mendim për një Gjykatë Kushtetuese, që unë për një definicion dua ta respektoj më shumë se çdo institucion tjetër. Sepse ajo në fakt me gjithëse nuk e ka me të shkrojtur, ajo është garanti i kushtetutës. Kur kjo merr dhe shkelmon me verbëri të tmerrshme mbi veten e vet, nuk njeh, i mohon 1/5 se deputetëve të drejtën e pakushtëzuar që është një rëndësi jetike për rendin kushtetues, për tu ankuar ku, në Gjykatën Kushtetuese. E kuptoni se çfarë drejtësie është kjo. Ata që ua servirin këtë drejtësi shqiptarëve për drejtësi, ata mashtrojnë minimumi, për të mos thënë më shumë. Ata krijuan në Shqipëri një drejtësi të cilën mund të çojë shqiptarët në konflikt civil, ua them unë ju.

Po si mundet një Gjykatë Kushtetuese, se unë më shumë se çdo libër, Kushtetutën kam lexuar, ajo një siguresë të madhe ka, ka pikërisht këtë nen, ky është neni i sigurisë më të madhe, se një shumicë, një mazhorancë, një kryeminsitër mund ti bëjë gjëmën shoqërisë, vendit, por ka një nen aty, 28 deputetë ka të drejtë të kundërshtojnë çdo vendim. E ka presidenti, por për detyrat e tij. E ka Avokati i Popullit, por për detyrat e tij. Këta për çdo gjë. Ligjëvënësi ua ka dhënë këtyre për çdo gjë.

Nëse këta kapitullojnë, këta bëhen pjesë e akteve dhe kjo gjykatë shkelmon mbi veten e vet, Kushtetutën. Si mund të kesh respekt ti për këtë. A mund të respektohet një gjykatë e tillë, një institucion.

Akuzohet se i kam dhënë dhëndërrit tokën që ka qenë e shpronësuar. Dekretet e nënMbretit, Jakomonit, thonë se toka nuk ka qenë e shpronësuar, dhe megjithë këtë prisni, kanë marrë 12 mijë faqe, kanë paguar paratë e taksapaguesve tanë, 12 mijë faqe në Itali dhe në arkiva për të gjetur mos është ndryshe. A mund të ndodhë dhe për të mbrojtur Taulant Ballën se, nuk ka bërë kallëzim të rremë.

A mund të respektohet një gjykatë, një prokurori, ju ka thënë ju, e cila ka thënë se ka miratuar ligje për të favorizuar dhëndërrin dhe tani në gjykatë Kushtetuese thotë jo, nuk ka miratuar ligje nominale, asnjë të vetëm, ndërkohë që Edi Rama ka me dhjetëra, si mund të respektohet kjo, më thuaj mua, si mund të pranohet.

Përkundrazi ky është fillimi i një beteje për ti bërë shqiptarët me sistemin e drejtësisë që meritojnë. Mund të rreshtoj  këtu sa të dush gjëra të tjera. Ai ka marrë tokën e vet, 410 metra katror, është pronar me qindra hektarë bashkë me të tjerë, qindra e më shumë dhe ka arritur të marrë kaq dhe ai rri në arrest, arrestohet brutalisht për urrejtjen e Edi Ramës.

Cila drejtësi është kjo, këta janë mercenarë të kapur peng në krime. Edhe njëherë, vetëm në krime. Se një njeri që ka shitur veten tek krimi, mund të sillet në këtë mënyrë. Vetëm ai askush tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...