Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi qeverinë për krimet e rënda të ndodhura në këto vite qeverisje, duke i bërë thirrje deputetëve që të mbajnë përgjegjësi për pasojat e veprimeve të tyre.
Berisha theksoi se ka një pasiguri të thellë për pensionistët, të rinjtë dhe shërbimet e shëndetësore, duke i cilësuar këto si dështime të pafalshme të qeverisë. Ai mbylli fjalën e tij duke akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë për abuzime të mëdha me pasuritë e shtetit dhe jetën e qytetarëve.
FJALA E BERISHËS:
Po sot, ju jeni të dështuar në mënyrën më përfundimtare.
Sot, ju përfaqësoni ata që vrasin 14-vjeçarin dhe që këtu nuk ngrihen për të mbajtur 1 minutë heshtje, nuk ngrihen për të nderuar me 1 minutë heshtje shpirtin e tij të pafajshëm që u mor në gjirin e shkollës.
Sot ju përfaqësoni oficerin e paguar si snajper për të ekzekutuar biznesmenin.
Sot ju përfaqësoni ata që ndajnë një rrugë 13 kilometra në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë.
Sot ju përfaqësoni njerëzit që paraqisni një buxhet këtu pa asnjë qindarkë për të rinjtë shqiptarë, pa asnjë qindarkë pothuajse për 800 mijë pensionistë, në një kohë kur rrogat tuaja janë të barabarta me 70 pensione. E kuptoni ku keni arritur ju?
Prandaj dhe reagimi juaj kolektiv si kope, si tufë, o burra të votojmë për shpëtuar. Po nuk shpëtoni dot.
Këto janë krime që bëjnë së bashku të paktën 3 mijë vite burg, edhe me klemenca.
Po si mund të sillni ju në parlament këtu një buxhet për 800 mijë njerëz, të cilët marrin një pension sa ç’merr gjermani për qenin e shtëpisë, dhe që marrin ushqimet, naftën, 30, 50 përqind më shtrenjtë se gjermani?
Si mundet?
Ju jeni të dështuar!
A e kuptoni ju se të sëmurët në spitalin onkologjik dhe në spitalet tona nuk vdesin nga sëmundjet, por vdesin nga mungesa e ilaçeve sepse u vidhni atyre paratë e caktuara për të blerë ilaçe?
A e kuptoni ju se Shqipëria është vendi më i pasur në rajon, kurse pensionistët e saj janë njerëzit më të përçmuar, më të përbuzur të rajonit dhe të botës?
Si mund të sillni të votohet këtu një buxhet 8.2 miliardë euro dhe të përcaktoni 16 milionë euro për 800 mijë vetë?
Kush mund ta bëjë këtë? E bëjnë vetëm ata që kanë tmerr nga njerëzit.
E bëjnë vetëm ata që janë kavërdisur në krimet e tyre dhe nuk mund të shohin gjë tjetër.
Po Shals, ata pensionistë që marrin një të dyzetën e rrogës tënde, paguajnë TVSH për ushqime njëlloj sa ti?
A e kupton ti apo jo? Nuk ke mëshirë ti.
Nuk ke mëshirë ti se ti nuk numëron dot apartamentet e tua të vjedhura, kjo është e njohur dhe nuk je i vetëm.
Kampion, padrino është Edi Rama.
Pra, ju jeni të dështuar.