Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?

Tuesday, 03 December 2024 20:29
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi mazhorancën se ka alokuar buxhetin më të ulët për arsimin dhe kulturën, duke shkatërruar praktikat e mirëfillta të këtyre sektorëve.

Kryedemokrati kritikoi ashpër mënyrën se si janë trajtuar pensionistët dhe qytetarët, duke u shprehur se qeveria ka zgjedhur të vjedhë dhe pasurohet, duke lënë pas përkeqësimin e kushteve të jetesës. Berisha përmendi dhe emra të njohur, duke e cilësuar qeverinë si një grup të korruptuar dhe të angazhuar në krim. 

FJALA E BERISHËS:

Ju caktoni buxhetin më të ulët për arsimin, në një kohë kur arsimi në vitet tuaja pësoi rrokullisjen më të madhe në botë.
Ju caktoni një buxhet mizerabël për kulturën, në një kohë kur kulturën e keni asgjësuar pothuajse tërësisht në zbatim të doktrinës së monstrës së njerëzimit, Xhorxh Sorosit.
I fshitë nga harta e Tiranës teatrot dhe të gjitha institucionet kulturore.
A e kuptoni ju?
Ju uleni në këtë sallë, t’u them alienë, ju nuk jeni, ju jeni çeta e Ali Babait.
Po, po!
8.2 miliardë euro, po si mund të votoni ju një buxhet të tillë dhe të mos i rrisni të paktën 20 përqind pensionet në Shqipëri.
Sepse ju zgjidhni midis vjedhjes dhe pasurimit tuaj dhe kafashatës së qytetarëve.
Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Asnjë projekt nuk kërkoj të anulohet.
Çdo projekt mund të realizohet me buxhetin 8.2 miliardë.
Por a e patë o qytetarë se si e bëjnë?
A e dëgjuat atë Gjylametin që njëherë e sikterisni, njëherë e ktheni që numëronte sa do marrin ministrat dhe zëvendësit?
A e dëgjuat që të thotë kaq do marrë i riu, kaq do marrë pensionisti, kaq do marrë fermeri? 
Asnjë prej tyre.
Sepse ekziston vetëm parajsa juaj e ndërtuar mbi vjedhjen, krimin.
Unë erdha këtu, u lashë me disa emra, u gjeta me emra të tjerë.
Ishte Edvin Droga, gjej Edvin Metamorfozën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...