Berisha: Edhe nëse nuk jam fizikisht, jam shpirtërisht! Dumani të thotë se cili është Olsi...

Tuesday, 03 December 2024 20:41
 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi për gazetarët edhe protestën e pritshme të Partisë së Lirisë në 6 dhjetor para SPAK. Ai u shpreh se, nëse nuk do të jetë i pranishëm fizikisht, do të jetë shpërtërisht aty.

Ndërkaq, ai i ka bërë thirrje Altin Dumanit të zbulojë se cili është Olsi që ka dalë në përgjimet e Altin Hajrit me ish-deputetin Jurgis Çyrbja. 

‘Edhe nëse nuk jam fizikisht, jam shpirtërisht dhe mbështes çdo protestë kundër një instrumenti diktatorial, një instrument të narkoshtetit që është Skapi i partisë.

E morët vesh ju cili është Olsi?

Dumani e di se cili është Olsi, Dumani e di që nuk është Olsi Dade, është Olsi tjetër.

Po pse e fsheh Dumani, Olsin?

E di, nuk ka nevojë të bëjë zëdhënësin e bandave, por ka nevojë të bëjë transparencë para qytetarëve.

Meqenëse nuk është Olsi Dade, cili është Olsi që merr dy kostume, merr përsipër për të liruar kriminelin.

Unë pres që ta bëjnë ata, por të jeni të sigurt se herën e dytë nuk gaboj.

Herën e parë ishte qytetari dixhital që e dërgoi dhe unë e publikova siç ishte.

Ata e përgënjeshtruar. Tani cili është?

Cili është ky Olsi tjetër?

Ata ranë brenda, treguan se ata po fshehin hetimin, po prishin hetimin e Jan Prengës se morën përsipër të thonë se dëshmitari i vdekur, Dedja nuk ka punuar tek kompleksi i Altin Hajrit.

Dedja ka punuar tek kompleksi i Altin Hajrit dhe ky është një mashtrim që bën Altin Dumani për të fshehur prishjen e hetimeve’, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...