Me votat e mazhorancës janë rrëzuar në Kuvend amendamentet e 9 deputeteve demokrate për shëndetësinë, me në fokus Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Në amendamentin e PD kërkohej “të çelet një fond i posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratore në QSUT, Tiranë. Fondi i posaçëm parashikon të përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen e për qellim funksionimin e pandërprerë të pajisjeve. Ky fond detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit te Ministrave”.
Po ashtu propozohej rritja e fondeve të ilaçeve të Spitalit Onkologjik, me jo më pak se 15 milionë euro shtesë.
Në një tjetër amendament PD kërkonte rritjen me 50% të fondeve për barnat e rimbursueshme me 60 milionë euro shtesë.