Pronat e Ushtrisë/ Qeveria parashikon 1.3 milionë m2 tokë për ndërtim në zonën e mbrojtur të Porto Palermos

E mërkurë, 04 December 2024 19:57
 

Edi Rama deklaroi para ca ditësh nga Bulqiza se pranë Ministrisë së Mbrojtjes po ngrihet një departament, për zhvillimin e pronave të ushtrisë, por pa hequr dorë nga pronësia e shtetit mbi to. Sipas tij këto asete do përdoren kryesisht në fushën e turizmit, dhe do vazhdojnë të mbeten në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ne po hyjmë në një fazë të re edhe të administrimit të pronave të ushtrisë dhe për këtë arsye edhe Ministria e Mbrojtjes po ngre një departament të veçantë për zhvillimin e këtyre pronave pa hequr dorë nga pronësia e shtetit, e Ministrisë së Mbrojtjes, duke krijuar hapësira për partneritete të natyrave të ndryshme, por mbi të gjitha duke i kthyer në çfarëdolloj rruge sipas projekteve këto asete të mbetura, që vazhdojnë edhe trajtohen nganjëherë si vendndodhje ushtarake, ku nuk ka këmbë ushtari, në një burim të ardhurash për ekonomitë e zonave, për turizmin në radhë të parë por edhe për Ministrinë e Mbrojtjes” u shpreh Rama nga takimi në Bulqizë. 

Kjo deklaratë pason dhe një deklaratë të një viti më parë të Ministrit të Mbrojtjes, Niko peleshi, i cili u shpreh se pronat e ushtrisë janë një “dhimbje koke” për dikasterin që ai drejton. Në fakt, po t’i hedhim një sy listës së inventarit të pronave të ushtrisë, për shumë oligarkë të Ramës ato nuk do ishin një dhimbje koke. Me qindra e mijra hektarë prona repartesh sidomos në bregdet prej kohësh janë futur në listën e privatizimit të qeverisë Rama dhe një prej autorëve të kësaj masakre është sot President i Republikës.

E parë në pamje të parë duket sikur në këtë vendim të Ramës, nuk ka asgjë për tu kritikuar. Pra reparte ushtarake, pronë publike të cilat vihen në dispozicion të turizmit apo projekteve të tjera. E megjithatë, duket se pas kësaj manovre fshihet një tjetër projekt aferash për miqtë e tij investitorë strategjikë apo jo.

Meqë jemi te pronat e Ushtrisë, po marrim shembullin e parë që është ai i Porto Palermos. Në gusht të këtij viti, Rama  me anë të një statusi në Facebook-un e tij do të lajmëronte se “me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer gjirin magjepsës të Panoramës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës”.

Vini re, Rama shprehet se gjiri i Porto Palermos është i mbrojtur nga qeveria shqiptare. Por në fakt nuk është tamam ashtu.

Në planin e menaxhimit të hartuar nga qeveria shqiptare në vitin 2015, jepet qartë dhe objektivi se çfarë do të ndodhë me këtë aset të ushtrisë. Pra kemi të bëjmë me një plan të hershëm të qeverisë Rama në lidhje me potin e Porto Palermos, “Pjesa relativisht e lartë e tokës private e ndarë në përmasa të parcelave relativisht të vogëla, dominon aktualisht në rajon. Hapësirat e parcelave publike të zonave ushrake kanë garantuar deri tani mbrojtjen e një hapësire të madhe tokë. Këto prona të ushtrisë përbëjnë zonat parësore për ndërtime e shërbime turistike me përfitim, përfshirë edhe Porto Palermon” thuhet në planin e menaxhimit.

Image

Ky plan menaxhimi,  përveç shtëpive të dyta, që zakonisht janë fshatra turistik, parashikon dhe ngritjen e resorteve, “Resortet turistike në ish pronat e ushtrisë nuk duhet të ketë densitet të lartë, të kufizohen ndërtimet që cënojnë, prekin format e peizazhit dhe të miratohet plani rregullator i hollësishëm nga KKT-ja, në përputhje të plotë me objektivat dhe masat menaxhuese të caktuara për zonën e mbrojtur” thuhet në projekt, duke shtuar se “Ndërtimi i godinave për banim apo turistike brenda kësaj nënzone duhet të bëhet vetëm pasi të jenë caktuar parcelat e hapësirave publike përfshirë korridoret e rrugëve me infrastrukturë komunale dhe zona të gjelbra si dhe një brez 10-50 m nga bregu i detit për vendosjen e çadrave e strukturave të lehta të shërbimeve për pushuesit”.

Por shkojmë më tej. Në rast se do i referohemi faqes së Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, shikohet se pikërisht mbi tunelin e nëndetëseve në Porto Palermo dhe i gjithë gadishulli i Kavadonit ngjitur me të (gjithë zona ka qenë pjesë e ushtrisë) në një sipërfaqe rreth 136 hektarë ose 1.3 milionë m2, janë planifikuar shërbime tregtare si hotele, restorante, fshatra turstike ose “shtëpi të dyta”. Sipas hartës, zonë e mbrojtur ku nuk lejohen aktivitete ka mbetur vetëm pjesa e Kalasë së Ali Pashës.  Nuk përjashtohet mundësia që në funksion të vilave apo hoteleve që do të ndërtohen të vihet dhe vetë tuneli. Me gjatësi rreth 650 metra  hyrjen e ka nga Gjiri i Porto Palermos dhe daljen në perëndim të Gadishullit të Kavadonit. Ky tunel, i ndërtuar në kohën e diktaturës, mendohet t’i ketë kushtuar shqiptarëve rreth 2 miliardë dollarë në atë kohë, që e indeksuar me çmimet e sotme shkon disa fish më shumë.

Image

Tuneli i Porto Palermos, është njëra prej pronave të ushtrisë, pasi të tilla ka shumë të shtrira pothuaj përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, por dhe nëpër qytete të rëndësishme. Fjala vjen, pronë e ushtrisë ka qenë dhe fusha stërvitore prej 31 mijë metrash katrorë e ekipit Partizani tek Rrapi Treshit ku drejtor është vëllai i Kryeministrit. Kjo pronë është dhënë me qera 1 euro për një periudhë prej 20 vjetësh.

Në fakt duket se kemi të bëjmë me një tjetër projekt, si fjala vjen ai i investimeve strategjike, i cili ka si synim të verë në dispozicion të klientëve të qeverisë mijra hektarë që janë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. E bukura është se kjo pronësi është përdorur nga pushteti për të mos i kthyer pronat pronarëve të ligjshëm. Pronësia e Ministrisë së Mbrojtjes sidomos në bregdetin e jugut, në zonat e Himarës, Ksamilit, Palasës, apo dhe Durrësit e Velipojës etj. ku ka pasur një përqëndrim të madh të reparteve ushtarake për shkak të marrëzisë së kohës, ka qenë preteks që qindra apo mijra hektarë të mos futen në proçcesin e kthimit apo në fondin e kompensimit, duke i ruajtur për të tjera qëllime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...