Berisha: Tani duan të falin gjobat, por fillimisht t’u kthejnë lekët atyre që ua kanë marrë nga 2014 me një ligj antikushtetues

E Enjte, 05 December 2024 18:42
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin e gjobave të vitit 2014, të cilin ajo e ka shpallur antikushtetues.

Berisha, në një takim që zhvilloi me drejtuesit e qarqeve dhe diasporës në Partinë Demokratike, kërkoi kthimin e parave për qytetarët që kanë paguar gjoba të paligjshme, duke theksuar se shteti ka përfituar në mënyrë abuzive miliona euro. Ai e cilësoi këtë sjellje si një praktikë mashtrimi dhe tregues të një qeverisjeje të panikuar dhe të shkëputur nga ligji. Sipas tij, skandalet e përditshme dhe veprimet antikushtetuese po ulin gjithnjë e më shumë kredibilitetin e qeverisë brenda dhe jashtë vendit. 

FJALA E BERISHËS:

Prej disa vitesh Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e vitit 2014, mbi të cilin kanë vënë gjoba. KÇK-ja, çfarë ishte ajo.
Në çdo vend të vënë me atë ligj, duhej ti kthehej qytetarit se kanë qenë e paligjshme, ka qenë jo kushtetuese. 
Pasi i kanë mbushur valixhet me dhjetëra, e dhjetëra milionë gjoba. 
Njëlloj si ai, se e kam treguar disa herë historinë e personazheve të Çehovit. Dolën për gjah ata, dhe e vrau rojën, rojën e pyllit, gjoja po vrasim derrin.
Shkojnë dhe e kontrollojnë dhe i gjejnë cironka në xhep. I thotë shokut, nuk po i hamë se jemi në kreshpë. Edhe këta, po ua falim këto që nuk i kanë paguar, por atyre që i kanë paguar që janë me qindra e mijëra, kthejuani paratë. Tu kthejnë paratë. Të zbatojnë vendimet siç është për të zbatuar. 
Këta janë kështu, si parashtetëror, si parapolitikë. 
Këta nuk kanë akt dhe veprim që nuk ndërmarrin, okazional. Hajde të mashtrojmë.
Ja po heqim gjobat ne. Po heq gjobat, jepua, kthejua gjobat të gjithë atyre që u ke marrë që nga vitit 2014 me një ligj antikushtetues.
Kjo është, ky është detyrimi. Ndaj dhe thashë janë në një panik të madh.
Çdo ditë u bien kredencialet, jashtë dhe brenda vendit.
Çdo ditë nxijnë në Europë, dhe në botë, krimet e tyre. Kjo është e vërteta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...