Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për 333 ditët që qëndroi në izolim shtëpie për shkak të masës së arrestit që rëndonte ndaj tij për dosjen “Partizani”.
I ftuar në emisionin ‘Open’, Berisha tha se çdo orë ai mendonte për lirinë, ndërsa tha se arrestimi i tij ishte akt i shëmtuar politik.
Më tej Berisha tregoi se si e kalonte ditën në izolim shtëpie dhe se ditët e tij kalonin duke lexuar dhe duke shkruar.
Biseda në studio:
Berisha: Çdo orë unë doja të isha i lirë, sepse ishte akt politik më i shëmtuari. Procesi ndaj Berishës ishte i shëmtuar. Në politikë je i detyruar t’i llogarisësh të gjitha, përndryshe më mirë ndiq një rrugë tjetër. Njeriu kur ka një vendim i qendron atij vendimi. Nuk më shkonte mendja se në Shqipëri do vendosej një narkodiktaturë, e cila do dokumentonte me burgosjen dhe ndjekjen politike të 3 liderëve të partive kryesore opozitare. Diktatura e bandës nuk njeh asnjë rregull, asnjë ligj.
Pyetje: Si e menaxhonit ditën?
Berisha: Unë jam njeri i leximit, unë lexoj shkruaj, çdo orë që kam të lirë, unë lexoj e shkruaj, ose bëj sforcimin fizik… jam marrë me fjalimet…kam shkruajtur shumë gjëra të lidhura e të pa lidhura me këto. Format kryesore të aktivitetit fizik kam ecje… Nuk më mungoi noti, për shkak të diellit. Unë notoja dhe 3 orë nuk kisha asnjë problem.