Forumi Rinor i Partisë Demokratike, do të zhvillojë të dielën e 8 dhjetorit një marshim protestë në 30 vjetorin e lëvizjes studentore e cila solli dhe rrëzimin e diktaturës. Sipas një njoftimi të shpërndarë për median, FRPD shprehet se rinia shqiptare nuk e ka luksin që ta përkujtojë këtë ditë si festë për sa kohë qeverisja e Rilindjes në 11 vjet e ka ekspozuar përballë eksodit masiv, duke mos i dhënë shpresë në vendin e saj.
“Në kuadër të 8 Dhjetorit Ditës së Rinisë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ditën e diel ora 11:00 do organizojë një protestë marshim nga Qytet Studenti deri para Kryeministrisë. Të rinjtë shqiptar nuk e kanë luksin për të kremtuar këtë ditë si një ditë feste, sa kohë Rilindja në 11 vite të qeverisjes së saj i ka ekspozuar përballë eksodit drastik dhe kriminalizimit masiv.
Ftojmë çdo të ri që ndjen veten se përballë zhvatjes dhe përçmimit nuk mjafton indiferentizmi, të na bashkohet në këtë marshim, pasi nuk e kemi luksin që prindërit tanë të protestojnë për ne. Koha na e kërkon që të jemi në lartësinë e studentëve të dhjetorit 90’ që bënë që 8 Dhjetori të hyjë në historinë tonë si Dita e Rinisë.” Thuhet në njoftimin e shpërndarë nga FRPD.