Këlliçi: Rezoluta e 3-të, partnerët e Shqipërisë janë bindur se drejtohemi nga shefi i karteleve të drogës

Diel, 08 December 2024 10:33
 

Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se rezoluta se rezolutat e njëpasnjëshme të komunitetit ndërkombëtar, tregon qartë se partnerët janë ndërgjegjësuar në lidhje me faktin se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet që drejtohet nga nja kryetar i karteleve të drogës dhe jo një kryeministër. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Këlliçi shprehet se të gjithë aleatët Epp, IDC CDI apo dhe IDU mbështesin njëzëri kërkesën e e opozitës për një qeveri teknike. Sipas tij mesazhi ndryshe i kësaj here është se rezolutën e IDU e mbështetën dhe republikanët e Amerikës si dhe Konservatorët e Anglisë “Rezoluta e 3, brenda vetëm 3 javësh, në mbështjetje totale të opozitës shqiptare, tregon qartë se tashmë çdo partner kyç i Shqipërisë është ndërgjegjësuar se vendi ynë është kthyer në një Narkoshtet i cili drejtohet nga kreu i një karteli droge dhe jo një kryeministër.

Të gjithë aleatët tanë, EPP, IDC CDI dhe së fundmi IDU, mbështesin njëzëri kërkesën e PD dhe opozitës shqiptare për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Mesazhi ndryshe që vjen këtë rradhë nga Washington DC është se rezolutën e tretë, e mbështeti organizata botërore e cila në përbërje të saj ka edhe Republikanët Amerikanë dhe Konservatorët Britanikë! 

Të gjithë aleatët tanë kërkojnë njëlloj si PD, që ti jepet fund proceseve gjyqësore politike, luftës dhe përndjekjes së drejtuesve të opozitës si dhe kthimin e vendit tonë në normalitet e në një shtet të së drejtës.  Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur” thotë Këlliçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...