Përmes një interviste në Ora News, koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu u shpreh se faktet dhe provat për Erion Veliajn janë të pakundërshtueshme
Balliu shtoi se ai ka një mal me akuza dhe se SPAK ka shërbyer si një mur mbrojtës për Veliajn, dhe lojëra të brendshme për pushtet në PS.
Balliu: Faktet dhe provat për Erion Veliajn janë të pakundërshtueshme dhe në çdo vend normal me drejtësi, ai do të ishte arrestuar me kohë dhe me vakt me skandalet 5D e incinerator. Ai ka një mal me akuza. SPAK ka shërbyer si një mur mbrojtës për Veliajn, dhe lojëra të brendshme për pushtet në PS. Është turp se u tregua që kjo prokurori është e pafuqishme sepse u lanë 3 orë para shtëpisë së Veliajt. Ndenjën brenda 2 orë dhe dolën aty me një telefon.
A do t’ia marrin telefonin Erion Veliajt? Ai e di që do t’i merret telefoni. I shkuan në shtëpi kur ai nuk ishte aty. Malltezi është marrë nga dhjetëra forca në aeroport duke pritur bashkëshorten e tij. Pse Veliaj nuk është ndaluar kur u nis në Gjermani? Nëse ka prova komprometuese në shtëpi, ai nuk do të vinte. E gjitha është një Pazar dhe fitim kohe, se Veliaj duhet të ishte në burg. Për Berishën kërkesa e masës së arrestit ka ardhur nga SPAK se Berisha duke qenë kryetar i opozitës, mund të pengonte hetimet. Po Erion Veliaj duke qenë kryetar i bashkisë nuk i pengon hetimet?