Cilësia e arsimit në pikiatë, por familjet shqiptare po paguajnë fatura të rënda për shërbimet arsimore

Hënë, 09 December 2024 17:24
 

Arritjet mësimore të dëshmuara nga testimet ndërkombëtare PISA kanë pësuar rënie ndërmjet 2018 dhe 2022, por shpenzimet e familjeve shqiptare në vlerë për arsimin po vijnë në rritje.

Mesatarisht, një familje shqiptare shpenzoi 2,766 lekë në muaj në vitin 2021 (33,192 lekë në vit) për blerjen e shërbimeve arsimore. Kjo nënkupton pagesa për transportin, tarifa të kërkuara nga shkolla publike për logjistikë (rojë sigurie, ngrohje etj. dhe pagesa që lidhen me ndjekjen e arsimit privat), sipas të dhënave nga anketa e buxhetit të familjeve të INSTAT. 

Në vitin 2023 një familje shqiptare shpenzoi mesatarisht 3209  lekë në muaj ose 38,503 lekë në vit.  Ndërmjet vitit 2021 dhe 2023 shpenzimet për arsimin në vlerë u rriten me 16% për familje.  Kjo rritje është e mesatarizuar për të gjitha familjet shqiptare, por shpenzimet e familjeve që kanë fëmijë janë rritur shumë me tepërt se 16 për qind. Shkollat private kanë aplikuar rritje të konsiderueshme të tarifave dy vitet e fundit për shkak të shtimit të kostove në burime njerëzore etj.

Shqipëria ka bërë dy dekada pas në sektorin e arsimit, sipas testimit të kryer në vitin 2022 me nxënësit 15-vjeçarë. Në matematikë, ata morën 368 pikë, 69 pikë më pak se në testin e 2018 dhe 21 pikë më pak se më 2012.

Në letërsi morën 358 pikë, 47 më pak se më 2018 dhe 35 më pak se më 2012. Edhe në shkenca, rënia e ishte e ngjashme.

Numri i përgjithshëm i shkollave është ulur ndjeshëm gjatë viteve të fundit me përjashtim të nivelit parashkollor. Institucionet publike janë ofruesit kryesorë të arsimit, që zënë 88% të shkollave në arsimin para -universitar dhe 76% në arsimin e lartë.

Por në kontekstin e rënies së përgjithshme të numrit të nxënësve regjistrimi në sektorin privat në të gjitha nivelet që nga arsimi parashkollor në atë të lartë çka po ndikon në rritjen e shpenzimeve të familjeve.

Mungesa e sigurie dhe oraret e pa-përshtatshme po bëjnë që gjithnjë e më shumë prindër që punojnë të çojnë fëmijët në shkollat private dhe pse cilësia e tyre nuk është konkurruese me shkollat publike.

Shqipëria është para një nevoje urgjente për të përmirësuar financimin për sektorin e arsimit dhe për një shpërndarje më të mirë të burimeve vuri në dukje UNESCO ( Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në një analizë të posaçme të Arsimit në Shqipëri që u publikua kohët e fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...