Berisha: Në galerinë e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë euro, por Alban Dabulla kërcënoi BKH-në se do publikonte regjistrimet e Olsit me Xibrakën

Hënë, 09 December 2024 17:32
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë publik faktin, gjatë një konference për shtyp në selinë e partisë, se ne galerinë e Ajola Xoxës, bashkëshortja e Erion Veliajt janë gjetur ne hetuesit e BKH 230 mijë euro.

Berisha: Tre ditë më parë u zhvillua, siç e denoncova këtu para jush, beteja mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit. 

Por këtu para jush paraqita vetëm aktin e parë.

Akti i dytë ka përsëri të njëjtët aktorë.

Akti i dytë u zhvillua në galerinë ‘Harabel’.

Ekipi i BKH dhe Skapit, nga shtëpia e Erion Velisë në Kodër të Diellit, u zhvendos në galerinë e Velicës, ‘Harabel’.

Edhe aty të njëjtit personazhe, agjentët e BKH, Velica, dhe as i vëllai i saj, as i vëllai i Erion Veliajt, as kushërinjtë, por përsëri i njëjti Alban, Dabulla.

I njëjti Alban që lëshoi ultimatumin nga Kodra e Diellit sikur të ishte ai pronari i galerisë ‘Harabel’.

Ai shoqëroi Velicën dhe ekipin e BKH-së në kontrollin që u bë në galerinë ‘Harabel’.

Gjatë atij kontrolli janë gjetur 230 mijë euro të fshehura në galeri.

Qytetari Dixhital informon Sali Berishën me kompetencë të plotë, në fakt BKH-ja Dixhitale, Qytetari Dixhital nuk ka mur, nuk ka dritare, nuk ka çati, nuk ka dysheme, nuk ka tavan që e pengon atë për të qenë aty ku duhet.

Qytetari Dixhital informon se janë 230 mijë euro dhe se Dabulla lëshoi ultimatumin: guxoni, përmendni, fotografitë dhe regjistrimet e Olsit me Xibrakën bëhen publike brenda 3 orëve.

Sepse, edhe njëherë po u rikujtoj se në klubin e Xibrakës ka pasur 100 përqind mandat arresti për Besnik Dabullën, duhet të bëj një kontroll nëse ka pasur mandat për Albanin...

Por, të qëndrojmë këtu. Grupi i XIbrakës ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi. Gentian Gjonaj dhe Dabulla kanë qenë krahu publik i Hakmarrjes për Drejtësi.

Dhe në grupin e Xibrakës, që de facto ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi, por tani me koperturën më të lartë shtetërore, Olsi Ramën dhe Iljaz Çeçon dhe djemtë e tij.

Pra, në këtë kontekst ata kanë të gjithë dokumentacionin e personit të paidentifikuar, që shkruante polici që kishte frikë të përmendte emrin e Olsi Ramës.

Dhe kështu që u censurua lajmi i gjetjes së 230 mijë eurove.

Velica me të qetë filloi të justifikohej se kam bërë këto shitje e ato shitje, që të gjitha para të vjedhura pa diskutim.

Pra, kjo tregon edhe njëherë falsitetin e hetimeve të organizatës kriminale që drejtohet nga Altin Dumani dhe ajo tjetra, Hajnaj, drejtoresha e BKH-së, e cila ka vetinë, merr çdo fashikull, dosje që ka lidhje me Edi Ramën dhe ia dërgon atje në zyrë. Kjo e provuar.

Ajo, përveç kësaj, dosjet që nuk duhet të marrin rrugë, i degdis në qoshe të arkivave që të përfundojnë në kalendat greke.

Edhe ajo është një person jashtëzakonisht i inkriminuar në raport me ligjin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...