Berisha: Çdo punonjës i administratës që përfshihet në fushatë do të marrë ndëshkimin që meriton

Hënë, 09 December 2024 17:35
 
 “Ligji ndalon në mënyrë kategorike angazhimin e punonjësve të administratës në procesin elektoral”. Këtë deklaroi kreu demokrat Berisha dukë premtuar edhe ndëshkim për ata që shkelin ligjin.

Berisha: Së pari dua të theksoj se PD, si parti e shtetit ligjor vlerëson punën, përkushtimin, mundin, djersën e çdo punonjësi që i qëndron besnik ligjit dhe punon në përputhje me ligjin. Në mënyrë absolute i presin ndëshkime shumë të rënda, të gjithë ata punonjës administrate që bëjnë terroristin elektoral. Që shkelin ligjin e shtetit, për hir të narkoshtetit. Ne po bëjmë dhe do ti regjistrojmë një e nga një dhe secili do të jetë përgjegjës për krimin që ka bërë.

Ligji ndalon në mënyrë kategorike angazhimin e punonjësve të administratës në procesin elektoral. Zëri i Amerikës në studimin e tij ka gjetur se mbi 20% e shqiptarëve kanë përjetuar terror dhe frikësim nga punonjës të administratës për votën e tyre. Ky do të jetë një motiv jashtëzakonisht i fuqishëm për të shpartalluar shtetin elektoral dhe për të rivendosur shtetin ligjor.

Është akt i shëmtuar. Ne po punojmë me baza vullnetarizmi me qytetarët, me listat e votimit, me aktivistët tanë, për të identifikuar, për të lehtësuar, mundësuar votimin e një numri sa më të madh të shqiptarëve jashtë vendit. Por veprimtaria e administratës është kriminale, e dënueshme, është armiqësore për një proces zgjedhor dhe do të ndëshkohet si e tillë.

Edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që të regjistrojnë, natyrisht duke faktuar se nuk bëjnë gjah shtrigash, por duke faktuar ndërhyrjen e çdo punonjësi të administratës.

Modifikuar më Tuesday, 10 December 2024 11:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...