Mediat e qeverisë nxituan një ditë më parë të shpërndanin lajmin se Rama do ishte i ftuar i presidentit Macron në ceremoninë e rihapjes së katerdalës së Notre Dame. Natyrisht nuk harruan të theksonin se Rama në këtë ceremoni do ishte krah të ftuarve të tjerë, kur i mëshohej pjesëmarrjes së presidentit të zgjedhur Donald Trump. Në fakt jo më kot, administrata aktuale amerikane në këtë event përfaqësohej vetëm nga bashkëshortja e Presidentit Biden, Jill Biden. Përpara presidentit Trump, Macron kishte preferuar të shmangte të gjithë administratën aktuale amerikane duke përfshirë këtu dhe zotin Blinken Sekretar i Shtetit.
Ky event i parashikuar kohë më parë në fakt, shikohej nga Rama dhe ‘spin doctorët’ e tij mediatik si një mundësi e artë për të shuar sadopak jehonën e tre rezolutave të partive më të mëdha të djathta ndërkombëtarë, që e krahasonin atë me Lukashenkon e Bjellorusisë dhe i thonin copë e qartë se po drejton një narkoregjim që e mban pushtetin duke manipuluar votat.
Ajo çka ndodhi në fakt ishte dhe më shumë se sa rezolutat shprehën. Rama nuk u pa gjëkundi. I strukur diku andej nga fundi i Katedrales, në Facebookun e tij ai ishte i detyruar vetëm të jepte pjesë nga ceremonia atë çka transmetonin kanalet televizive pjesëmarrëse. Madje Rama nuk u pa as në pritjen që Macron i bëri liderëve të shteteve të tjera, siç e do zakoni i të zotit të shtëpisë.
Në Facebook-un e tij si rrallëherë nuk ka asgjë. Madje qoftë dhe një foto me “mikeshën” e tij Giorgia Meloni, mbërritja e së cilës pushtoi televizionet e të gjithë botës. Natyrisht Fratelli d’Italia e pranuar në IDU në shtator të këtij viti ka qenë një ndër firmëtarët e rezolutës ku Rama pikturohej si autokrat dhe i korruptuar, dhe zonja Meloni nuk mund të bëntë asgjë për ta ndaluar.
Situata u bë dhe më e komplikuar gjatë darkës që u shtrua nga Presidenti Macron për të respektuar liderët mbarëbotërorë. Një video, ku Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bisedonte me miliarderin Elon Musk, tashmë pjesë e administratës së zotit Trump, tregonte dhe më qartë acarin mes liderëve të vendeve partnere dhe Ramës.
Ndërkohë që zonja Osmani publikonte foto nga takimet me presidentin e SHBA dhe Presidentin Macron, figura e Ramës sa vinte e bëhej me mikroskopike në atë tavolinë ku ende nuk ishte ulur askush. Natyrisht çdo mbjellësh do korrësh. Fundja a nuk ishte Rama që kërcënonte dikur me prishje marrëdhëniesh me SHBA në rast se fitonte Trump... ja ku e arriti atë që donte!
Si me magji, televizionet heshtën rreth këtij eventi duke nxjerrë sot lajmë të parë ndryshimet në kryesinë e PS ku binte në sy degdisja e Klosit në Dibër dhe mospjesëmarrja e Erjon veliajt në të.
Duket qartë se pas zgjedhje të 5 nëntorit në SHBA diçka ka ndodhur dhe më Shqipërinë. Natyrisht, ne nuk jemi kërthiza e botës, por nuk kemi qenë as atëherë kur liderët e të njëjtave vende i rezervonin një mbështetje jo të vogël kllounit shqiptar, i cili i lodhte veshët me batuta bajate.
Mesazhet janë të qarta. Si rrallherë në unison partitë më të rëndësishme të globit kërkojnë rotacionin në Shqipëri. Braktisja në eventin e Parisit, tregoi qartë se kryeministrat apo presidentët e vendeve partnere nuk duan të kenë të bëjnë me një kryeministër i cili përzuri njerzit e tij. Me një kryeministër i cili për interesa të tij personale politike bashkëpunoi me çdo lloj bande kriminale. Me një kryeministër i cili për ato interesa nuk ka ngurruar asnjëherë të shesë dhe interesat kombëtare tek lloj lloj bicmsëzi që i shkel në derë, pavarësisht emrit, Soros, Alabbar apo McGonigal.
Imagjinoni për një moment sikur ato tre rezoluta ti drejtoheshin kancelarit Gjerman, Presidentit Francez, Kryeministrit Italian apo atij Spanjoll ose qoftë dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Jo pas një dite, por rrezik pas një ore do në vendet e tyre do kishin dhënë dorëheqjen dhe do kishin çuar vendin në zgjedhje. Ndërsa Rama jo, madje kërkon dhe vëmendje! Në fakt mori atë që meritonte, atë që duhet ta kish marrë me kohë, mesazhin që koha e tij ka mbaruar!