Kur Ardian Dvorani u shpall kampion antikorrupsioni nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shumëkush jo vetëm u habit, por edhe qeshi me vendimin në fjalë.
Por sot, Blinken vendosi që të shpallë Altin Dumanin si kampion të antikorrupsionit.
Drejtuesi i SPAK u nderua në një ceremoni në Uashington, pikërisht pak ditë pasi Partia Republikane në SHBA udhëhoqi miratimin e një rezolute ku thekson se goditjet e Dumanit ndaj opozitës janë të motivuara politikisht nga dora e Edi Ramës.
Jo vetëm kaq, por Blinken është akuzuar publikisht nga politikanët e lartë dhe media amerikane për lidhjet e tij me miliarderin ultra-majtist, George Soros.
Madje mediat amerikane kanë raportuar intensivisht se lidhjet familjare të Antony Blinken me Soros ishin arsyeja se pse u godit lideri demokrat, Sali Berisha, drejtuesi i një partie konservatore që solli rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.
Soros është i lidhur me prindërit e Blinken dhe vendimet e këtij të fundit janë influencuar fuqishëm nga familja Soros.
Ndërkohë, Dvorani, i krimbur në afera, mori një vlerësim të tillë, Dumani i tre apartamenteve, nuk është më ndryshe. Ai ka amnistuar vazhdimisht aferat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Një vendim i tillë më shumë duket si shërbimi i fundit që po bën Soros për drejtësinë e instaluar prej tij në Shqipëri, e cila siç bëhet me dije nga politikanë dhe media amerikane, vetëm sa ka shërbyer për të forcuar narkodiktaturën në vend.
Kujtojmë se presidenti i zgjedhur, Donald Trump dhe partia e tij ka deklaruar se do luftojë ndikimin malinj të Sorosit tek drejtësia dhe institucionet në SHBA dhe jo vetëm.