Prestigjozja franceze, ‘Le Monde’ në altasin vjetor të saj, ku klasifikon demokracitë dhe autokracitë në botë, e ka renditur Shqipërinë dhe Edi Ramën në vendet autoritare në botë.
Autori i shkrimit është JEAN-BAPTISTE CHASTAND një nga gazetarët më të mirë të Ballkanit.
Edhe një media tjetër me prestigj ndërkombëtar në botën perëndimore i ve damkën regjimit autoritarist të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.
Ndër të tjera në artikull shkruhet:
Kryeministri Edi Rama u shfaq në vitin 2023 si mjeshtër në artin e tij për t'u paraqitur si një shtyllë moderimi dhe stabiliteti në një skenë ballkanike të trazuar, ndërkohë që ishte i paaftë për të zbutur polarizimet e thella në skenën politike shqiptare, pjesërisht për shkak të prirjeve të tij autokratike.
Z. Rama nuk është shkëputur plotësisht nga metodat e tij autoritare të qeverisjes, nuk ka përmirësuar lirinë e shtypit dhe ende duhet të dëshmojë vullnetin e tij të vërtetë për të luftuar kundër një korrupsioni endemik.