Berisha: Pensionistët dhe shtresat në nevojë do paguajnë çmim më të ulët energjie. Do i ulim çmimin edhe bizneseve

Tuesday, 10 December 2024 21:59
 

Lideri i opoztës, Sali Berisha ka prezantuar një pjesë të programit ekonomik të Partisë Demokratike, duke premtuar se pensionistët dhe shtresat në nevojë do të paguajnë çmim më të ulët të energjisë elektrike.

‘Pensionistët dhe shtresat në nevojë do paguajnë çmim më të ulët energjie. Ne do ua ulim çmimin e energjisë edhe bizneseve’, u shpreh Berisha gjatë takimit me grupet e punës së PD në Qarkun e Tiranës. 

Berisha: Imagjinoni ju sa e padrejtë është kjo shoqëri. Ia shet pensionistit me 150 euro ose 180 euro energjinë elektrike me të njëjtin çmim që e blejmë ne. Nuk mund të ndodhë kështu.

Çdo shtet që ka një dimension njerëzor, atij ose ia jep falas, ose ia jep me një çmim qartësisht në proporcionin më të ulët se ai që ka rrogën.

I shitet uji me të njëjtin çmim dhe tarifë. Tani kanë vendosur në disa bashki më të varfrat të dyfishojnë çmimin e ujit.

Bizneseve ne do ua ulim çmimin e energjisë elektrike. Po!

Shqipëria është vend me suficit në prodhimin e energjisë.vjet janë prodhuar 9 miliardë kilovat orë. Sivjet mund të prodhohen 10.

Strategjia që zgjodhëm ne për Shqipërinë si superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon po funksionon.

Sot, mbi 60 përqind e energjisë prodhohet nga HEC-et e reja.

Natyrisht duhet të jenë shqiptarët që përfitojnë më shumë nga kjo.

Energjia vidhet. Meqenëse këta vidhnin në mënyrën më të papërmbajtur, ndërkombëtarët ndërhynë për të ngritur bursën. Por pyet Lubia për bursën? Mos e pyet, është e papërmbajtur.

Nuk shet në bursë se do vjedhë.

Nuk blen në bursë se do vjedhë.

Pra, u ndala në vetëm disa elementë për të faktuar se fondet që të gjitha janë. Absolutisht dhe ato amendamente që dorëzuam në parlament do votohen të gjitha tremujorin e parë pas inaugurimit të qeverisë së ardhshme.

Ndaj dhe është shumë e rëndësishme që këtë bisedë ta bëjmë me mbarë shqiptarët.

Ne do të zgjidhim këtë lak që ngushtohet çdo ditë e më shumë në fytin e pensionistëve të Shqipërisë, të atyre që marrin rroga të ulëta, të atyre që marrin ndihmë ekonomike, që nuk marrin asgjë pothuajse.

Natyrisht shërbimet do jenë një qëllim madhor.

Nuk ka ndëshkim më të merituar se sa për atë që lë të sëmurët të vdesin jo nga sëmundja, por se nuk u jep ilaçet që e mjekojnë, e shpëtojnë.

Po ta analizosh këtë qëndrim që mbahet ndaj të sëmurëve në onkologjik, as stalinistë, as nazistë, as talibanë nuk mund të pranojë të ketë një qëndrim të tillë ndaj atij spitali.

E them këtë se këta që mbajnë këtë qëndrim, këta harrojnë se 80 përqind e atyre të sëmurëve po të mjekohen, mjekohen. Ajo është sëmundje e rëndë, por mjekohet, luftohet.

Dhe nisen nga mendësia çnjerëzore se nuk mjekohet. Prandaj munguan, nuk munguan ilaçet, nuk ka një gjë.

Po Shqipëria ka çdo lloj kushti t’u blejë çdo lloj ilaçi dhe çdo lloj aparature.

Po kështu shkollat.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...