Kryetari i i Patisë Demorkatike, Sali Berisha, i ftuar ditën e sotme në një intervistë ekskluzivenë ‘Kafe Shqeto’, pas një viti mungesë u shpreh se po të kthehemi pas në vitet 97’ ndryshimi me popullin sot, qëndron në faktin se atherë ishin njerëz totalisht të mashtruar dhe që besonin kultin, pra ata besonin për mirë Kultin e Enver Hoxhës, ndërsa sot janë mafia.
‘Unë e kam faktuar edhe në 97, rebelimin komunist ata morën armë, kurse unë zgjodha zgjedhjet. Armë kisha dhe unë se në pushtet isha, por unë zgjodha zgjedhjet’ -u shpreh lideri i opozitës.
Sali Berisha:
'Në politikë unë kam hyrë me shenjën e paqes.
Unë po të kthehem në vitet 90’ e kam thënë dhe atherë, një nga dy arsyet që unë vendosa të merem me politikë ishte, domethënë nuk doja në asnjë mënyrë që të degradonte me dhunë politika se në atë kohë ishe shumë e mundshme.
E para ishte pushteti e dyta ishte indokrinimi.
Sot është ndryshe, sot janë mafia ndërsa atherë ishin njerëz totalisht të mashtruar dhe që besonin kultin, pra ata besonin për mirë Kultin e Enver Hoxhës.
Dhe kjo gjë i bënte ata fanatikë, pra ata ishin viktima të një sistemi, ndëra sot këta gjërat që bëjnë i bëjnë me ndërgjegjje.
Ai atëher ulej në drekë, shtronte drekën bukë e shërben dhe izolimi i thellë dhe propaganda glorifikuese e së keqes mundësoj mashtrimin masiv të njërëzve.
Sot nuk ka më censurë, ndërsa atherë ishte pothuajse për shumicën e popullatës dhe ajo ndikonte shumë, si një eksperiment mbi njerëzit.
Unë e kam faktuar edhe në 97, rebelimin komunist ata morën armë, kurse unë zgjodha zgjedhjet. Armë kisha dhe unë se në pushtet isha, por zgjodha zgjedhjet'.