I ftuar në Kafe Shqeto me Flavio Qarri, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rrëfyer sekretin e rinisë së përjetshme.
I pyetur nga moderatori Qarri për sekretin e jetës së shëndetshme, Berisha u përgjigj se puna është është sekreti një jete të shëndetshme.
“Puna është sekreti i rinisë së përjetshme. Përpiqem të mbaj një regjim të shëndetshëm. Bëj një veprimtari fizike të përditshme. Bëj 10-mijë hapa, bëj shkallën, bëj orbitrek. Përpiqem që të kem një ushqim të shëndetshme. Përdor zarzavate, më pak fruta. Ka një mëngjes me shumë kalori, unë përpiqem që të kem një mëngjes më kalori dhe nuk ndiej uri gjatë ditës.”, tha kryedemokrati.