‘BYL-A’ e ‘MJAFT’, paratë e SOROS te Veliaj-Xoxa për kapjen e Drejtësisë

E Enjte, 12 December 2024 18:52

Byl-a është hallka që mungonte për të plotësuar të gjithë zinxhirin korruptiv dhe influencën që Erion Veliaj ka mbi drejtësinë, të ashtuquajtur të re. Në vijim, do ju tregojmë se si me anë të këtyre shoqatave dhe financimeve korruptive, shumë individë janë katapultuar dhe mbështetur financiarisht për të kapur këtë drejtësi.

Balkan Youth Link Albania, është një organizatë jo fitim prurëse, e themeluar në vitin 2002. Sipas faqes zyrtare në internet, kjo organizatë me akronimin “BYL-A”, funksionon në formë qendre me një bord drejtues i përbërë nga 5 anëtarë.  Më tej, po në faqen zyrtare, “BYL-A”, ka të listuara edhe aktivitetet apo projektet, të financuara gjerësisht nga Xhorxh Soros, mes të cilëve është dhe ai i fushatës “MJAFT”, e cila më pas u shndërrua në lëvizje drejtuar nga Erion Veliaj. 

Fushata MJAFT – Një fushatë kundër apatisë qytetare dhe për nxitjen e pjesëmarrjes civile në jetën sociale dhe politike, nisi si iniciativë e BYL-A dhe Organizatës Kombëtare të Debatit (ANDA) në vitin 2005; Sot Fushata Mjaft është institucionalizuar dhe vepron e pavarur nga BYL-A dhe OKD; Këto entitete sot veprojnë si aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile që herë pas here kanë bashkëpunime në projekte të përbashkëta;

Pra organizata, e cila paguan 22 mijë euro Ajola Xoxën, ka qenë organizata themeluese e MJAFT. Detaje më të plota për theelimin dhe financimin e MJAFT, I gjejmë një një deklaratë publike të OSBE.

"Njerëzit janë të dorëzuar ndaj një realiteti që mendojnë se nuk mund ta ndryshojnë, të imunizuar ndaj korrupsionit dhe tolerantë ndaj padrejtësive. Qytetari mesatar duket se ka nënshkruar një 'certifikatë heshtjeje' dhe ka hequr dorë nga përpjekjet për të kërkuar zgjidhje. Ky realitet duhet dhe duhet të ndryshojë. “ thotë Erion Veliaj, drejtor i fushatës dhe anëtar i shoqatës Balkans YouthLink.

Arbjan Mazniku nga Shoqata Kombëtare e Debatit Shqiptar dhe producent ekzekutiv i fushatës, e shpjegon fushatën në aspektin ekonomik.

Marinela Lika, koordinatore e fushatës, sheh MJAFT! Fushata si një mundësi për t'i paraqitur fjalës një Shqipëri ndryshe. Së bashku me Top Channel dhe Top Albania Radio, dy nga stacionet më të njohura radiotelevizive në vend, organizatorët kanë krijuar një fushatë publicitare për një vend me potencial të madh dhe një të ardhme premtuese.

Ajo që nisi si një fushatë, shumë shpejt do të përkthehej në një OJF, të re. MJAFT, e financuar nga Fondacioni Soros, ka pasur në bordin e saj drejtues, bashkpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt gjatë karrierës së tij publike dhe politikie. Sipas avokatit Altin Goxhaj, në një reagim të vitit 2015, MJAFT-I është themeluar nga Soros, ndërsa përfaqësues zyrtar, derisa u regjistrua në gjykatë, ka qenë kryetari aktual i bashkië Tiranë, Erion Veliaj. Anëtar bordi kanë qenë Arbjan Mazniku, Endri Fuga, Leart Kola, Andi Kanaj, që sot drejton Agjencinë Kombëtare të Mbështetjes së Shoqërisë Civile, portofoli i financimit të organizateve jo qeveritare në Shqipëri.  Floran Pustina ishte një tjetër themeluesi i MJAFT, që sot rezulton personazh kyç për bizneset e Erjon Veliajt, për të cilin do të ndalemi gjerësisht në vijim.

Aktualisht Balkan Youth Link-Albania rezulton e regjisruar në emër  të Erald Ismailit. Ky shtetas, me profesion Avokat, në aktivitetin e tij publik, rezulton një shpërndarës i zakonshëm i aktivitetit të Erion Veliajt në rrjetet sociale. Të dhënat e Plug tregojnë gjithashtu se Erald Ismaili është punonjës në Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë.

Pra mbetet për t`u saktësuar nga SPAK, nëse Erald Ismaili është vetëm një “presta nome”, i organizatës Balkan Youth Link Albania, e cila në fillesat e saj është drejtuar nga Erion Veliaj dhe tashmë mund të drejtohet nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Këto dyshime shtohen më shumë, për shkak se Ajola Xoxa është prezente në shumë aktivitete të shoqatës Balkan Youth Link Albania. Në 4 dhjetor të vitit 2016, Ajola Xoxa merr pjesë si trajnuese në konferencën 3 ditore të modelit të “NATO-s”, organizuar nga Balkan Youth Albania. Ajo shfaqet mes shumë të rinjve, së bashku me Klotilda Ferhatin, që në atë kohë ofronte shërbime konsulence për disa OJF të SOROS, ndërsa ishte anëtare e Këshillit Bashkiak të tiranës.

Emri i Ajola Xoxës lidhet përsëri me Byla-n në tetor të vitit 2023. Sipas postimit të në faqen zyrtare të Instagramit të Erion Veliajt, Harabel Competorary, D18 Paris dhe Byl-a kanë bashkëpunuar për të sjell në skenë shfaqen e baletit “SONOMA”. Plug e investigoi edhe më tej. Nga të dhënat e thesarit rezultoi se Byl-a ka përfituar 50 mijë euro pagesë për këtë shfaqe nga Bashkia e Tiranës. Dhe nga ky fond i firmosur nga Erion Veliaj, 22 mijë euro shkuan direkt në xhepin e Ajola Xoxës, siç bëhet e qartë edhe në deklarimin e saj të pasurisë.  Do të mjaftonte vetëm kaq, që sot kolegët e Erionit të bënin detyrën dhe çifti Veliaj-Xoxa të ishin të paktën nën akuzë për korrupsion.

Jo vetëm çifti Veliaj-Xoxe, por edhe bashkpunëtorët e tyre rezultojnë si të përfshirë familjarisht. Ndërsa Erald Ismaili, sot drejtues i BYL-as dhe punonjës i UKT, bashkëshortja e tij Greta Kokalari rezilton të drejtojë një tjetër Organizatë Jofitimprurëse, të quajtur Shoqata Për Integrimin e Zonave Informale, SHIZI. Kjo organizatë e krijuar me mbështetje të Fondacionit Soros, ka marrë projekte të shumta kryesisht për proceset zgjedhore në Shqipëri. Një nga projektet, kjo shoqat e ka zhvilluar me lëvizjen “Mjaft”, është projekti “voto, ti vendos” për zgjedhjet elektorale të vitit 2013. Në këtë projekt, shoqata ku jep ekspertizë edhe Klotilda Bushka, ndikon qytetarët për pjesmarrje në zgjedhje. Ndërsa videot shpërndaheshin në rrjetet sociale edhe nga ish-krahu i djathtë i Erion Veliajt në UKT, Elton Kacidhja.

Një tjetër organizatë ku Ajola Xoxa ka rol drejtues, është Instituti për Studime Bashkëkohore Ndërkombëtare, “Benussi”. Sipas të dhënave, që gjenden në internet, Ajola Xoxa rezulton të ketë qenë drejtore ekzekutive e institutit “Benussi”. Nga verifikimet e kryera nga PLUG në deklaratat e pasurisë së familjes Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa nuk deklaron të ardhura nga kjo shoqatë. Ndaj i mbetet SPAK të verifikojë nëse kemi të bëjmë me fshehje të të ardhurave.

Kjo pasi, instituti “Benussi”, rezulton të jetë një nga organizatat më aktive në vend. Dhe fokusi kryesor i kësaj organizate, ka qenë pikërisht Reforma në Drejtësi, që prodhoi pikërisht organet aktuale të drejtësisë, ku Erion Veliaj ka shtrirë rrënjët thellë.

Një tjetër fakt, që forcon bindjen se pas Balkan Youth Link Albania dhe institutit “Benussi”, roin vendimarrës e ka drejtpërdrejt Ajola Xoxa, është pikërisht bashkëpunimi i këtyre dy organizatave mes tyre në projekte të caktuara. Një i tillë është projekti për “Për ngritjen e kapaciteteve të shërbimit social shtetëror, ku BYL-A dhe “Benusi” bëhen bashkë për të trajnuar drejtorët e Shërbimit Social Shtetëror. Një tjetër rast flagrant për prokurorët e SPAK, ku fondet e dhëna nga UNICEF për Bashkinë Tiranë, sërish përfunduan në xhepat e Ajola Xoxes, bashkëshortes së Erjon Veliajt. Siç duket edhe në raportimin e mediave të kohës, Erion Veliaj, si kryebashkiak, Blendi Klosi si pauses i Veliajt në Ministrinë e Mirqënies Sociale dhe Klotilda Bushka, njëherësh anëtare e Këshillit Bashkia, anëtare bordi në Shoqatën Benussi, janë pjesë e aktivitetit justifikues për milionat e UNICEF të disbursuara për Bashkinë e Tiranës për OJF-në e Ajola Xoxes.

Klotilda Bushka, në këtë takim nuk ishte në cilësinë e anëtares së këshillit bashkiak, por si drejtuese në shoqatën e Ajola Xoxës. Plug ka zbuluar se Klotilda Bushka mbante rolin e anëtares së Bordit në institutin “Benussi”. Teksa mbante këtë pozicion dhe shfaqej krah Erion Veliajt në aktivitetet e shoqatave të Ajola Xoxës, Klotilda Ferhati nuk ka deklaruar të ardhura nga shoqata Benussi. Nga deklaratat e depozituara në ILDKPI, Klotilda Bushka, aktualisht drejtuese e Komisionit të Ligjeve, ndër vite ka përfituar shumë të ardhura nga Byl-a dhe SHIZI, dy OJF-të e çiftit Veliaj Xoxa.

Pasuria e KLOTILDES

Viti 2012 ekspertiza nga BYL-A                    242.401 lek

Viti 2012 pagesa nga SHIZI                           512.260 lek

Viti 2012 paga Aleanxa Gjinore e Milves 180.000 lek

Viti 2013 paga nga BYLA                                 180.000 lek

Viti 2013 paga nga SHIZI                                 4430 euro

Viti 2014 Paga nga SHIZI                                 11 mln lek

Viti 2014 paga nga BYLA                                 4300 euro

Viti 2015 paga nga SHIZI                                 597.350 lek

Viti 2015 paga Vlora Youth Center             255.000 lek

Totali                                                               2,671,011 lek

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...