Farsa elektorale/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

Premte, 23 May 2025 12:36

"Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin’.

 

Kështu u shpreh kreu i PD, Sali Berisha në koferencën me gazetarët këtë të premte nga selia blu, duke shtuar se kanë qenë rezolutat ndërkombëtare të CDI, IDU, PPE, që kanë denoncuar publikisht shtetin e Edi Ramës, si një sipërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar.

Sipas Berishës, nga i gjithë procesi zgjedhor kanë qenë një vdekje e paralajmëruar dhe zhvillim i paralajmëruar i një farse të plotë zgjedhore, që për kryedemokratin, zhvillohet vetëm në regjime narkodiktatoriale.

"Rezolutat ndërkombëtare të CDI, IDU, PPE kanë denoncuar publikisht dhe me germa të mëdha shtetin e Edi Ramës si një sipërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar.

Kjo është e vërteta e pamohueshme.

 

Pasi ato janë njohur me qindra e qindra fakte të pakundërshtueshme, kanë konkluduar se shteti aktual shqiptar është një sipërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar.

 

Kjo është arsyeja ndër më kryesoret se pse komuniteti ndërkombëtar i qendrës së djathtë i dënoi me dënim kapital me datën 30 prill 2025, zgjedhjet që do zhvilloheshin 10 ditë më vonë në Shqipëri.

 

Cilido që lexon rezolutën e Valencias, të censuruar në mënyrën më totale, pothuaj, nga mediat e qeverisë për shqiptarët, konstaton se ajo rezolutë i thotë opinionit publik ndërkombëtar dhe shqiptarëve se në Shqipëri nuk do ketë zgjedhje por farsë elektorale.

 

Kjo është e vërteta absolute.

 

Si për asnjë zgjedhje të tjera, unë nuk di në memorien e kohërave, që një zgjedhje të dënohet 10 ditë para zhvillimit.

 

E them këtë sepse komuniteti ndërkombëtar kurrë nuk udhëhiqet nga paragjykimi.

 

Ose thotë, kur nuk ka siguri, thotë ka dyshime.

 

Por këtu nuk thotë se ka dyshime, ka deklaruar se Edi Rama po blen vota me lekë.

 

Se ka parë vendimin për dhënien e 100 eurove për pensionistët.

 

Ka deklaruar se po blen vota me kanabis sepse ka parë vendimin e dhënies së 138 licencave.

 

Nuk ka deklaruar se do falë gjoba, se ky vendim ishte i dy ditëve të fundit.

 

Pra, kemi të bëjmë një vdekje të paralajmëruar të procesit zgjedhor dhe zhvillimin e paralajmëruar të një farse të plotë zgjedhore siç zhvillohet në të gjitha regjimet narkodiktatoriale." deklaroi Berisha.

Modifikuar më Premte, 23 May 2025 21:56

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...