Çani-Tahirit: Ne të dy nuk do të shihemi për një kohë të gjatë (burgu)

Saturday, 21 Prill 2018 11:15

Gazetari Arjan Çani gjatë një interviste të zhvilluar me deputetin e PS-së Saimir Tahiri, i ka paralajmëruar këtij të fundit arrestimin e afërt në mënyrë diplomatike.

“Eshtë pyetja e fundit sepse ndoshta ne të dy nuk do të shihemi për një kohë të gjatë, kjo jo për fajin tim”, i është drejtuar Çani, Tahirit.

Gjatë kësaj pyetjeje kamerat kanë fiksuar Tahirin të përlotet duke kuptuar mesazhin se bëhej fjalë për një arrestim të afërt të ish-ministrit të Brendshëm.

Tahiri nuk ka mundur të flasë, por vetëm ka thënë, “do ta fitoj këtë betejë”, por pa mundur dot të mohojë se do të mungojë tek gazetari për një kohë të gjatë.

Menjëherë pasi u publikua videoja e 2012 ku Arjan Çani kishte bërë një parashikim për Saimir Tahirin dhe marrëdhënien e tij me Edi Ramën, ish-ministri foli në Zonë e Lirë.

A ta ka futur Rama?

Kjo ishte pyetja që Çani i bëri Tahirit pas gjithë situatave që ai ka kaluar dhe akuzat bnë këto 6 muaj.

Tahiri e mohon një gjë të tillë dhe thotë se nuk ka arsye që kryeministri Edi Rama të bëjë një gjë të tillë.

“Ti thua se e hëngri nga Enveri, por unë i qëndroj rastit zyrtar. Qemali nuk e paska ditur, unë të paktën e di”, u shpreh Tahiri duke hedhur poshtë që kryeministri, me të cilin “janë rritur në një diell”, mund t’i bëjë diçka të tillë pas shfaqjes së videos së vitit 2012.

I pyetur nga Arjan Çani se çfarë ka bërë gjithë këto kohë ai ka thënë se ka pasur një regjim mjaft të relaksuar nga pikëpanja personale, si dhe nga oraret dhe detyrimet profesionale.

Një pyetje tjetër ishte a e ka marrë rrogën Tahiri gjithë këto kohë.

“Diçka përgjysmë, ajo që ka të bëjë me prezencën dhe detyrimet në parlament”, thotë ai.

Por, a ndihet Tahiri me faj apo pa faj pas 6 muajsh?

“Unë dua ti shmangem kësaj që koha i shëron të gjitha. Ka njerëz që më shkruajnë për kurojo.. por une dua të përballem, jo të harrohet.

A ta ka futur Rama? Ja si përgjigjet Tahiri

Saimir Tahiri: Qemal Stafa nuk e hëngri nga italianët apo e dimë gabim?

Arjan Çani: E hëngri nga Enver Hoxha, ti e di.

Saimir Tahiri: Po mirë, ai nuk e paska ditur nga mund ta hante. Unë të paktën e di. Qemali i shkretë nuk e dinte që mund ta hante nga Enveri. Unë të paktën e marr me mend.

Arjan Çani:….qe do ta hash nga Rama?

Saimir Tahiri: Nuk e besoj dhe as është e mundur./ Emisioni zone e lire tvklan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...