Raporti i DASH për qeverisjen dhe korrupsionin në shqipëri i dha një goditje të rëndë qeverisjes Rama.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetin social “facebook” tha se DASH i dha një shuplakë narkoqeverisë duke thënë se “mos dorëzimi përballë drejtësisë të kryetrafikanti Saimir Tahiri është shqetësim madhor për DASH”.
Postimi i plotë
KORRUPSIONI KA KAPUR PËR FYTI EDVINOVIÇIN DHE SHPURËN E TIJ.
DASH shuplakë qeverisë së krimit dhe mafies.
DASH thotë me bindje se kjo shumicë nuk lufton krimin e korrupsionin, përkundrazi.
Edhe mos dorëzimi përballë drejtësisë të kryetrafikanti Saimir Tahiri është shqetësim madhor për DASH.
“Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale”, thuhet në raportin e DASH.
Vendi buzë greminës.
Shqiptarët e ndershëm dhe opozita duhet të marrin në dorë fatin e ATDHEUT.
Koha është TANI