Mëngjesin e sotëm qeveria Rama u zhvendos në qytetin e Lushnjes për tu takuar me qytetarët dhe biznesin e vogël.
Që në fjalën e tij të parë Rama ftoi të ngrinin duart ata qytetarë që mendonin se taksat ishin rritur.
Qytetarët e Lushnjes ishin të mendimit se është shtuar numri i taksave që ata paguajnë, gjë e cila rëndon mbi xhepin e tyre.
Ndërsa kryeministri tha të kundërtën, duke u fokusuar më tej të sqarojë se pse biznesi i vogël me xhiro mbi 2 milion lekë u fut në skemën e TVSH-së.
“Të gjitha bizneset e vogla gënjejnë. Kush thotë kam xhiro 70 milionë nuk e ka aq, e ka shumë më tepër. Bizneset e vogla që thonë 70 milionë janë mbi 100 milionë, gënjejnë të gjithë. Gënjejnë se s’duan të bëhen të mëdhenj, gënjejnë se janë në një marrëdhënie mëkati me të madhin, se i madhi i jep pa faturë. Kështu grabitet publiku edhe shteti. Se i vogli thotë ma jep pa faturë se po ma dhe pa faturë rri fshehur. Kësaj loje do i japim fund, do t’i bëjmë të rrinë drejt”, – tha Rama