Imagjinata dhe çmenduaria e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka thyer çdo logjikë me propozimin në të fundit lidhur me taksën që shqiptarët paguajnë për Televizionin shqiptar, RTSH.
Pasi nuk la tender pa futur hundët dhe pa vjedhur, Beqaj tashmë ka një propozim konkret sesi mund të vidhen në masë shqiptarët.
Duke folur ditën e djeshme në Komisionin e Mediave, Beqaj ka propozuar që shqiptarët duhet të paguajnë për çdo televizion që kanë në shtëpi, ndryshe nga se ka qenë deri tani, ku paguhej një taksë fikse, dhe nuk kishte rëndësi sesa aparatura tv ke në shtëpi.
Deri më sot çdo familje paguan 120 lekë çdo muaj në faturën e dritave për RTSH-në, por për deputetin e PS-së kjo është e pamjaftueshme.
Mesa di unë, ajo nuk është taksë për shërbimin, por është taksë për aparatin televiziv kur është vendosur. Pa dashur të futem në emra të përveçëm, një hotel me 40 dhoma duhet të paguajë 40 herë taksë sepse ka 40 aparate televizive. Një pikë bastesh sportive duhet të paguajë 20 taksa se ka 20 aparate televizive. Ka qenë 6 mijë lekë në vit, u bë 12 mijë lekë në vit. Ka qenë 5% komisioni që iu bë një favor CEZ-it atëherë, vajti në 10% të komisionit”, ka thënë dje Ilir Beqaj.
Po ky propozim ka habitur edhe vetë deputetët e PS-së, ku i pari ka regaur Fidel Ylli. “Po në shtëpi kur ke 7 televizorë, do paguash shtatë herë ti?! Do vijë ai të kontrollojë ty në shtëpi?!”, tha deputeti i PS-së, i habitur. /55News.al/