Tritan Shehu:Mbasi lexova prononcimin e Presidentit Meta per sherbimin e Reanimacionit, nje keshille Qeverise, qe uroj te mos bjere perseri ne “vesh te shurdher”!

E Enjte, 06 August 2020 12:01

Nga Tritan Shehu


Se pari dua te mbeshtes Presidentin per evidentimin qe i beri Reanimacionit, domosdoshmerise se forcimit, modernizimit e zgjerimit te tij ne struktura, poste, teknologji, materiale, forca njerezore etj, edhe ne perballjen Covid.
Nderkaq desheroj te kujtoj se megjithe kembenguljen tone prej muajit shkurt, ne kete drejtim jemi pothuaj ne vend, larg standarteve europiane.
Eshte e vertete qe sherbimet e Reanimacioneve kushtojne, kerkojne kapacitete te kualifikuara, mbeshtetje te gjere kolaterale, por mos te harojme se jane kufiri i fundit, qe ndan Jeten me Vdekjen.
Te aktivizosh, ndertosh a permiresosh strukturalisht nje sherbim reanimacioni kerkon profesionalizem te larte, parametra komplekse nga hapesirat, levizjet, qarkullimi e cilesia e ajrit, instalimet e sofistikuara, teknologjia e larte, etj, aq me shume kjo kur kemi te bejme me patologji te tilla infektive.
Fatkeqesisht edhe sot mbas disa muaj epidemi ne duhet akoma te permiresojme ato pak poste reanimacioni qe kemi ne Tirane e rrethet kryesore, te aktivizojme minimalisht 150 te rinj te tille nen parametra europiane.
Kjo nuk behet me improvizime sic mund te ndodhte ne shkurt, pra duke zgjatur disa tuba gazesh ne ambjente te degraduara a me parametra te pa pershtatshme, duke sjelle nje aparature aty e nje tjeter atje, sepse ketu kemi te bejme me nje shkence te vertete, qe kerkon inxhinieret e saj plot eksperience tashme.
Prandaj, kontraktoni me grupet e specializuara nga vendet reth nesh, ata dine te ndertojne te tilla struktura sic bene me mijera ne pak jave ne vendet e tyre...dhe te jeni te bindur se kostot do te jene krejt te perballueshme.
Nderkaq mendoni per personelin perkates, per trajnimin, shperblimin e nje numri shume te madh infermieresh e operatoresh, per te plotesuar ato sherbime, se bashku me mjeket perkates!
Ndryshe jo vetem e sotmja, por vecanerisht muajt qe vijne mund te jene tragjike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...