“Plani i PS-së kundër njerëzve të thjeshtë dhe të varfër të Skraparit”

Tuesday, 24 Prill 2018 14:31

Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahi, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së, Nasip Naço, i zgjedhur në Qarkun Berat, në një dalje për mediat nga selia e LSI-së kanë denoncuar sjelljen e anëtarëve të Këshillit bashkiak të PS se këta të fundit kanë bllokuar ndihmën ekonomike dhe projekte të tjera për të varfrit. Naço është shprehur se Qeveria nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë plan për zhvillimin e Skraparit, për hapjen e vendeve të reja të punës, për luftën ndaj varfërisë, duke i lënë skraparllinjtë, dhe jo vetëm ata, alternativën e vetme, atë të largimit nga Shqipëria

Kryetari i Bashkisë, Skrapar, Nesim Spahiu

Bashkia Skrapar dënon veprimin e disa ditëve më parë të disa këshilltarëve të Subjektit Politik, PS. Mungesa e tyre në Mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Skrapar tregon papërgjegjshmërinë politike dhe qëllimin e tyre të vërtetë, varfërimin, përhapjen e problemeve dhe halleve më shumë për komunitetin.

Edhe përse të gjithë anëtarët e Këshillit ishin njoftuar më herët për këtë mbledhje, prezent ishin Kryetari i Këshillit dhe 5 anëtarë që u paraqitën ndërsa të tjerët iu bindën urdhrave për bojkot “gjasme kundra projekt-vendimeve të Bashkisë”, por që në fakt ishin dhe mbeten kundër njerëzve të thjeshtë të Skraparit.

876 familje të paaftësisë do të mbeten pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre për shkak të “këshillave” verbale të deputetit të Partisë Socialiste z. Adnor Shahmeti që u jep “këshilltarëve” të subjektit të tij. Po ashtu edhe 418 aplikantë të ndihmës ekonomike do mbeten pa të ardhura nga kjo mungesë e këshilltarëve duke treguar papërgjegjshmërinë morale ndaj komunitetit që ata përfaqësojnë. Bashkia Skrapar apelon tek këshilltarët e përgjegjshëm të subjektit politik PS të reflektojnë ndaj këtij “bojkoti-politik” pasi buka e gojës nuk pyet për ndasitë politike. Ata që mbeten më të ndëshkuar nga këto veprime, nuk janë Partitë apo Politikanë por vetë populli, që me votën e tij i zgjodhi për ti përfaqësuar dhe jo për ti lënë në fatin e disa njerëzve që nuk u shkon në mendje varfëria e këtij komuniteti, hallet e tyre por vetëm interesat e tyre vetjake dhe se si të parakalojnë mes hallexhinjve me makina luksoze pa e kthyer kokën nga ata.

Deputeti i LSI, Nasip Naço

Dhe unë si deputet i zonës do doja të theksoja jo vetëm mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Kryetarit të Bashkisë Skrapar, këshilltarëve të përgjegjshëm të Këshillit Bashkiak, si dhe ndaj të gjithë atyre familjarëve të cilëve për shkak të papërgjegjshmërisë politike të këshilltarëve të Partisë Socialiste, të dirigjuar dhe orkestruar nga deputeti i Rilindjes, do duhet të vuajnë akoma më shumë varfërinë dhe mjerimin e tyre.  Qeveria nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë plan për zhvillimin e Skraparit, për hapjen e vendeve të reja të punës, për luftën ndaj varfërisë, duke i lënë skraparllinjtë, dhe jo vetëm ata, alternativën e vetme, atë të largimit nga Shqipëria. Unë do doja që deputeti i zonës Adnor Shameti të heqë dorë nga veprimet e tij meskine dhe së bashku me të gjithë deputetët e Qarkut të bëhet zgjidhja e problemit, dhe jo problemi vetë.

Ai duhet të heqë dorë nga presionet se ndihma ekonomike është dhuratë e tij. Ai duhet ta kuptojë se presioni me ndihmën ekonomike dhe të KEMP-it, nuk do ti sjellë votat e munguara Rilindjes prej vitesh në Skrapar.  Deklarimet e tij se do jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për tu bërë të qartë se KEMP-I dhe përkrahja sociale janë dhuratë e këtij deputeti delirant.  Janë jo pak, por rreth 876 familje, përfituese të paaftësisë së përkohshme, të cilat do të mbeten pa të ardhura, duke bërë që ata t’i drejtohen listave të dyqaneve dhe duke u lënë si rrugë të vetme braktisjen dhe largimin jo vetëm nga Skrapari, por dhe nga Shqipëria. E njëjta situatë është dhe për 418 aplikantë të rinj të ndihmës ekonomike, të cilët do mbeten pa të ardhura, vetëm për shkak të mungesës së këshilltarëve të Rilindjes në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Qëllimi i deputetit të Rilindjes është i qartë: sa më të varfër të jenë njerëzit, aq më e lehtë është që përkundrejt varfërisë tu blejë votën e tyre.

Kjo nuk ka për të ndodhur, pasi skraparllinjtë, janë të varfër, por janë krenarë dhe nuk mund të shiten dhe blihen. Koha e ka vërtetuar. /55NEWS.AL/

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 14:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...