Ambasadori Italian në Tiranë, Alberto Cutillo, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të luftojë korrupsionin, duke e konsideruar atë si një pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Gjatë një takimi të organizuar në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër me rektorin e këtij universiteti Bektash Mema, ambasadori është shprehur se “Jam optimist nga natyra, rekomandimi që favorizon Shqipërinë është optimist. Është moment historik. Italia do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë. Shpresoj që gjithë vendeve anëtare të BE ta presim rekomandimin. Sa të jetë e munduar Italia do të bëjë avokatin e Shqipërisë në këtë vendim të rëndësishëm. Jemi gati të forcojmë më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Sipërmarrësit italianë janë të interesuar për Shqipërinë. Në rastet kur ka pasur thyerje të ligjit italianët i janë drejtuar gjykatës. Ne duhet ta thyejmë korrupsionin, të gjejmë mënyrën që këto fenomene të mos përsëriten”.