“Ka vetëm një mënyrë për të rrëzuar qeverinë: Revolta”

Tuesday, 24 Prill 2018 14:56

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka qenë i ftuar ditën e sotme në News 24, ku ka deklaruar se  më shumë se kurrë, PD është e hapur për të gjithë ata që duan t’i hapin “luftë frontale” qeverisë Rama.

“Aksioni qytetar do të përshkallëzohet nëse qeveria vazhdon kështu,” tha Balliu.

 Balliu është shprehur optimist se statuti do kalojë, se janë marrë parasysh analiza që janë bërë për zgjedhjesh, këshilla e kritika, nga brenda strukturave të Partisë Demokratike.

“PD është e qartë në aksionin e saj opozitar. Është e qartë që kjo parti është në luftë frontale me qeverinë Rama. Kushdo që shkëput vëmendjen nga denoncimet e PD kundrejt Ramës, nuk ndihmon askënd”- u shpreh Balliu.

Kurse për protesta e radhës Balliu ka deklaruar se aksioni i opozitës mbështet dhe del në mbrojtje të shqiptarëve.  

“Aksioni i opozitës lidhet me qytetarin shqiptar, pasi sot ata janë të vetmuar. Si kurrë më parë, deputetë të PD janë në kontakt shumë të shpeshtë me qytetarët. Jemi gjithë kohës në bashkëpunime me individë. Opozita i del në mbrojtje qytetarëve, institucionet e shtetit godasin qytetarët për të mbrojtur bandat në pushtet. Rasti i fundit ishte arrestimi i katër qytetarëve të pafajshëm, që dolën në protestë kundër një takse për të cilën edhe kryeministri kërkoi falje”-ka përfunduar Balliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...