Intervista e djeshme e kryebashkiakut Erjon Veliaj ka qenë në fakt një serenatë për Edi Ramën. Sigurisht, për atë qe e njohin Erjon Veliajn qysh çunak “fiqsh” e deri tek adoleshenca e tij tek Mjafti, e dinë mjaft mirë se pjekuria e tij hormonale ka qenë e ndërlidhur ngushtë me Edi Ramën.
Kjo është një histori që kërkon më shumë rreshta, por sesa e madhe është kjo dashuri midis tyre, këtë e tregoi dje vetë Veliaj, i cili e pohoi pa asnjë skuqje se “Sa është afër mishi me thoi, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme”.
Natyrisht, çdo shqiptar e di se shprehja mish e thua është në fakt një shprehi popullore që përdoret për të përshkruar një dashuri të madhe mes një burri e gruaje, pra burrë e grua-mish e thua. Kësisoj, kjo mund të jetë e vetme fjali e vërtetë që mund të ketë thënë publikisht Erion Veliaj.
Janë po aq të freskëta kujtimet nga dasma e Erjon Veliajt në Gjirokastër, ku mungesa e Ramës në të spikati më shumë se prezenca e nuses. Prandaj, për ata që kishin ndonjë grimë dyshimi se marrëdhënia midis tyre është si ajo mes dy miqve, t’i besojë të paktën fjalëve të vetë Erjon Velisë.