Pas lajmit për një mundësi të hapjes së negociatave, Rama do të zhvillojë në qershor një takim në Bundestag me Z.Kirchbaun ku do t’i duhet të përballet me një sërë pyetjesh.
Ashtu siç u shpreh edhe ish-ministria Gjosha “ai duhet të përballet me pyetjen se sa grupe kriminale ka Shqipëria dhe sa prej tyre janë çmontuar, sa prej aseteve kriminale janë sekuestruar, sa politikanë të korruptuar janë arrestuar, dhe për fat të keq Rama shkon vetëm me retorikë”.
Por më e rëndësishmja, Rama duhet t’i pergjgijet përse nuk arreston benjaminin” e tij, ministrin narkotrafikant, Tahirin.
Saimir Tahiri cilësohej si ministri më i suksesshëm i qeverisë “Rama”. Vetë kryeministri shpesh herë e quante politikanin që ndryshoi historinë e Policisë së Shtetit. Një mbrojte e tillë e Edi Ramës bëhej në kohën kur Tahiri ishte ministri më i sulmuar nga opozita, por edhe nga vetë mazhoranca.
Në 4 vite ka pasur jo pak momente dhe skandale që mund të kishin lëkundur besimin e Edi Ramës. Tahiri është akuzuar direkt për shkelje të ligjit nga opozita. PD ka folur për lidhje me Emiljano Shullazin, familjen Habilaj, rritjen e krimit dhe më shumë se të gjitha për kultivimin masiv të kanabisit në vend. Në të gjitha rastet, Edi Rama ka qenë mburoja e ministrit, duke e mbrojtur për çdo akuzë dhe duke e cilësuar gjithmonë ministrin më të suksesshëm.