Ish Presidenti Nishani: Abuzime me tenderat, hajdutëria në kupë të qiellit

E mërkurë, 25 Prill 2018 10:51

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social në Facebook ish Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka shkruar mbi kërdinë që qeveria po bën me tenderat.  Nishani publikon të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve Publike që thotë se qeveria bëri 2234 tendera të mbyllur, të cilat janë bërë pa garë.
“Tani hajdutëria ka mbërritur në kupë të qiellit”, nënvizon ish-Presidenti.

Statusi i plotë i ish Presidentit

Agjencia e Prokurimeve Publike raporton se vitin e kaluar qeveria bëri 2234 tendera të mbyllur.

Kjo do të thotë se një e treta e tenderave me paratë e shtetit bëhen pa garë, çka rrit abuzimin skandaloz me paratë publike.

Sipas të dhënave të vetë Agjencisë, rezulton se qeveria ka shpenzuar vitin e kaluar mbi 60 milionë euro në tendera ku ka caktuar fituesin drejtpërdrejtë pa garë. Vlera fituese ka rezultuar sa 99.3 për qind e fondit limit. Kur nuk ka garë, fituesi i paracaktuar abuzon me maksimumin e fitimit për veten e tij dhe shpenzimin maksimal të parave publike.

Kjo është thjesht dhe troç, grabitje e parave të buxhetit të shtetit! Konkurimi në tendera bëhet pikërisht për të siguruar ofertën më të leverdisëshme dhe standardin më të lartë që paraqitet nga konkuruesit.

Deri në vitin 2013 këto tenderime bëheshin vetëm elektronikisht, ku askush nuk kishte mundësi të zbulonte paraprakisht ofertat. Tani hajdutëria ka mbërritur në kup të qiellit.

Pa konkurim fare!!! Më tej, kur shikon se shumica e këtyre tenderave bëhen jo për shërbime publike por për zyra, makina, palma rrugësh dhe roje, kupton pse nuk dalin paratë për spitale dhe shkolla, për rrogat dhe pensionet, për shërbimet sociale ndaj të pamundurve.

Media njofton se Kryeministria ka hapur një tender për të blerë 12 karrige për zyrën e kryeministrit. Fondi për këtë blerje rezulton se një karrige e tillë do të kushtonte rreth 26 milion lekë ose rreth 20 mijë euro. Kjo vlerë është e barabartë me asistencën sociale të 1000 familjeve të varfra që mbajnë frymën për një muaj. Thënë ndryshe, 12 karriget e kryeministrit kushtojnë sa asistenca sociale e 12 mijë familjeve.

Një shumë e tillë do të ishte e mjaftueshme për një Qëndër Shëndetësore lokale diku. Një qendër shëndetësore që qytetarët nga Kukësi apo Tepelena, Peshkopia apo Berati, Lezha apo Lushnja, Rrësheni apo Saranda të mos torturoheshim rrugëve për të mbërritur në spitalet e Tiranës e qëndronin me orë pas dyerve në rradhë të gjata që të kujtojnë kohën e diktaturës përpara dyqaneve të ushqimit.

Kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të rikonstruktuar disa shkolla në zonat rurale ku fëmijët e shqiptarëve qëndrojnë si rifuxho në pikun e acarit dhe torturës njerëzore të dimrit zbuluar. Por normalja nuk funksionon në Shqipëri. Arsyeja jemi ne, jo qeveria të dashur miq, fatkeqësisht ! Në një shtet normal, do të funksiononin institucionet, të paktën.

Por, sa kohë institucionet antikorrupsion të qeverisë nuk funksionojnë, i del përgjegjësia opozitës jo vetëm ti denoncoj këto afera por të krijojë pranë saj një ekip të gjërë juristësh dhe të pregatisë të gjitha dosjet penale për çdo rast të makutërisë qeveritare me paratë e shqiptarëve. Ato ti bëjë publike dhe depozitoj në prokurori. Shqiptarët do ta duartrokisnin këtë akt !

/55news.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...