Video/ “Paratë e vjedhura nga Gjici shkojnë për fushatën elektorale të PS-së”

E mërkurë, 25 Prill 2018 11:07

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nëpërmjet një dalje për mediat nga Selia e PD-së ka denoncuar edhe një herë qindra tendera korruptive të Safet Gjicit të fituara pa garë, paratë e të cilave shkojnë për fushatë të Partisë Socialiste.

“Gjici nuk dha dje asnjë përgjigje për veprën penale të mashtrimit me tenderat publikë. Por duke ngatërruar drejtësinë me tenderat kërcënoi me drejtësinë e re tëe Edi Ramës, e cili e ka bërë super milioner me paratë e shqiptarëve. Dokumentet e PD-së vërtetojnë se tenderat janë fiktivë dhe se në tender merr pjesë vetëm Gjici”, tha ndër të tjera Salianji.

Deklarata e plotë

Safet Gjici nuk dha dje asnjë përgjigje përse ka kryer veprën penale të mashtrimit me tenderat publike, por kërcënoi me drejtësinë e re të Edi Ramës, i cili e ka bërë supermilioner me paratë e shqiptarëve.

Dokumentat e paraqitura nga Partia Demokratike tregojnë qartë se tenderat janë fiktive, se në tender merr pjesë vetëm Gjici, me dy kompanitë e tij kundër njëra- tjetrës dhe fiton njëra prej tyre, pra fiton Gjici.

Dy kompanitë, me të cilat drejtuesi politik i Ramës në Kukës thotë se nuk ka lidhje, quhen:

  1. 1. EUROGJICI SECURITY shpk dhe ka përfituar 250 tendera, me vlerë 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milion dollarë dhe aktualisht është e vëllait të tij.
  2. 2. TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tendera, me vlerë 3.8 mln dollarë, nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë. Toni është emri i djalit të Safet Gjicit.

Këto dy kompani, që “konkurrojnë” fiktivisht kundër njëra-tjetrës, kanë të njëjtën adresë fizike, të njëjtën adresë e-mail-i. Nga ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person (Gjici), pasi:

  1. 1. Adresa fizike e selisë është e njëjtë, konkretisht: Rruga “Adem Jashari”, Njesia Bashkiake nr.5, Lagjja nr.8, hyrja nr.10, apartamenti nr.3, Tiranë (i njëjti apartament)
  2. 2. Adresa elektronike është e njëjtë: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

25.2 milion dollarët e përfituar nga Gjici nëpërmjet dy kompanive të tij, i janë dhënë duke prishur garën në tendera, duke falsifikuar dokumenta zyrtarë dhe duke i shkaktuar shtetit dëme me miliona Euro. Shkeljet janë të faktuara nga dokumentat e publikuara nga ne, dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimin për të çuar para përgjegjësisë penale abuzuesit e miliona Eurove.

Edi Rama që po zhvat qytetarët kuksianë për të kaluar “Rrugën e Kombit” dhe nuk ka ndërmend t’i lërë ata të kalojnë falas në rrugën e ndërtuar edhe me taksat e tyre, i tall kuksianët me premtime për abone, ndërsa kuksianit Gjici, me të cilin blen vota për të ruajtur pushtetin, i jep 25.2 milionë dollarë.

Skema e përdorur nga Gjici në mashtrim të plotë të ligjit, përbën vepër penale për të cilën prokuroria duhet të nisë hetim të plotë.

Krijimi i kompanive fiktive, prishja e barazisë në tendera, falsifikiki i garës si mbulesë që Gjici të konkurrojë me veten e të përfitojë miliona dollar, janë shkelje që meritojnë hetim te plote për Gjicin dhe pronarin e tij Rama.

/55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 13:58

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Britania në alarm për shqiptarë, deputetët: Të dërgohen në Ruandë, janë vend në paqe

Politikë

Britania në alarm për shqiptarë, deputetët: Të dërgohen në Ruandë, janë vend në paqe

  Fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ka detyruar ligjvënësit atje të kërkojnë rikthim të skemës së Ruandës. Plani parashikon që individët...

Qytetarët revoltohen para zyrës së tij, Çuçi largohet nga godina e Ministrisë së Brendshme

Politikë

Qytetarët revoltohen para zyrës së tij, Çuçi largohet nga godina e Ministrisë së Brendshme

  Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga zyra e tij para fillimit të protestës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga...

3 arsyet pse siguracionin “Karton Jeshil” duhet ta merrni nga SIGAL UNIQA

Aktualitet

3 arsyet pse siguracionin “Karton Jeshil” duhet ta merrni nga SIGAL UNIQA

  Gushti parashikohet të jetë muaji më i nxehtë i vitit dhe shumë prej nesh kanë nisur tashmë pushimet verore me zonat bregdetare janë destinacionet e preferuara.Disa zgjedhin Shqipërisë, ndërsa disa...