Vlahutin e pranon: Është Këshilli Evropian ai që vendos për negociatat

E mërkurë, 25 Prill 2018 11:48

Edhe pse u bë pjesë e festimit absurd të mazhorancës se një ‘vendim historik’ tashmë ishte marrë dhe Shqipëria kishte hedhur një hap gjigand përpara drejt Bashkimit Evropian, Ambasadorja Vlahutin më në fund është ulur me këmbë në tokë.

Në një intervistë të dhënë mbrëmë në TVSH Vlahutin ka pranuar se Shqipëria nuk ka arritur asgjë dhe se në fakt pritet që në qershor të merret vendimi i rëndësishëm nga ana e Këshillit Evropian.

“Do të presim të shohim se çfarë do të vendosë Këshilli në qershor. Po ashtu, në të njëjtën kohë, i gjithë procesi i bisedimeve për anëtarësim është bërë shumë më i ndërlikuar. Acquis-të evropiane janë shtuar e, po ashtu, ne kemi mësuar, Bashkimi Evropian ka mësuar përgjatë procesit se është e nevojshme që vendet të jenë edhe më të mirëpërgatitura në momentin kur realisht hyjnë si anëtare me të drejta të plota në BE që ato të jenë më konkurruese, që t’i përmbushin më mirë të gjitha përgjegjësitë e anëtarësimit. A është Shqipëria gati të hapë negociatat? Komisioni Evropian mendon se Shqipëria është gati të çelë bisedimet për anëtarësim, do të thosha dhe do të shohim se cili do të jetë konkluzioni i shteteve anëtare. E dini që në qershor Këshilli, shtetet anëtare do të marrin një vendim, por Komisioni Evropian ka dalë në përfundimin se Shqipëria është gati të çelë negociatat dhe i ka rekomanduar Këshillit ta marrë këtë në konsideratë”, ka thënë ndër të tjera Vlahutin.

Është e turpshme ajo që ndodhi pas marrjes për herë të dytë të rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me BE-në. Deliri dhe festat patetike apo edhe krekosjet me fjalimet triumfuese ishin pjesë e aktiviteteteve të ndryshme të qeverisë, ku pjesë u bë edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë. /55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 11:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...